Franca ka publikuar raportin në lidhje me numrin e viktimave të shënuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Sipas mediave vendase, 78 persona kanë ndërruar jetë në orët e fundit nga virusi vdekjeprurës. Deri më tani numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Francë është 450.
Kjo është shifra e tretë më e madhe e regjistruar sot në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.
Italia vendosi një tjetër rekord ditën e sotme duke numëruar 627 viktima brenda një dite të vetme, të shkaktuar nga Covid-19.
Kështu numri total i viktimave në Itali ka shkuar në 4,032. Edhe Spanja shënoi një rritje në numrin e viktimave, duke shënuar 213 vdekje në 24 orët e fundit.
Më shumë se 1 mijë veta kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Spanjë.