Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

1.5 milionë shqiptarë jashtë, vitet e fundit u rrit emigracioni i parregullt

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
1.5 milionë shqiptarë jashtë, vitet e fundit u rrit emigracioni i parregullt

Stoku i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë përllogaritet që ka tejkaluar numrin prej 1.5 milionë. E dhënë kjo e bërë publike në fletoren zyrtare në Profilin e Zgjeruar Kombëtar të Migracionit për vitet 2015-2018.

Duke marrë për bazë popullsinë sipas regjistrit civil më 1 janar 2018, e cila përfshin të gjithë shtetasit shqiptarë pavarësisht vendbanimit të tyre sipas moshës dhe gjinisë, dhe duke i zbritur popullsinë banuese në vend (personat që plotësojnë kushtin e banorit të zakonshëm që jeton në vend për 12 muaj ose më shumë), është evidentuar se jashtë territorit të Shqipërisë ka një numër prej 1 584 137 personash gjithsej, nga të cilët 828 530 janë meshkuj dhe 755 607 femra.

Një nga metodat e tërthorta që INSTAT-i përdor për të nxjerrë numrin e përgjithshëm të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, si dhe strukturën e tyre moshore e gjinore, është krahasimi i dy popullsive, asaj banuese dhe asaj të regjistrit civil.

Në mungesë të treguesve përfaqësues për gjithë popullatën, studimet e kryera nga shoqëria civile hedhin dritë mbi migrimin potencial të shtetasve shqiptarë, që, sipas tyre, vijon të mbetet e lartë, me rreth 52%, shkruhet në përmbledhjen e dokumentit.

Migracioni, faktor kyç i plakjes së popullsisë

Është e rëndësishme që potenciali migrator të studiohet në vijimësi. Lëvizjet migratore vazhdojnë të ndikojnë në pakësimin dhe plakjen e popullsisë. Këtë e dëshmon edhe periudha 2015– 2018, me një rënie të popullsisë prej rreth 14 000 banorësh, ndërkohë që, gjatë katër viteve të fundit, norma e rritjes (uljes) së popullsisë është prej -0.2 % në vit. Rrjedhimisht, pritet që migracioni të ketë gjithmonë e më shumë ndikim në tregun e brendshëm të punës (humbjen e aftësive dhe trurit, sfidat e mundshme në sistemin e sigurimeve shoqërore/pensioneve etj.). Po kështu, migracioni ka filluar të ndikojë edhe në orientimin e arsimit dhe formimit profesional për disa grup-mosha apo kategori të popullatës (siç janë migrantët e kthyer që synojnë sërish emigrimin e rregullt për motive punësimi në sektorë specifikë), si dhe në mësimin e gjuhëve të huaja (si p.sh., gjermanishtja për punonjësit e mjekësisë).

Vitet e fundit faktor emigracioni i parregullt

Ndër të tjera në fletoren zyrtare theksohet se për sa i përket migracionit të parregullt të shtetasve shqiptarë për periudhën 2015–2018, lëvizjet migratore janë drejtuar kryesisht drejt vendeve të BE-së dhe kanë si karakteristikë keqpërdorimin e së drejtës së lëvizjes së lirë në Zonën Schengen dhe kërkimin e azilit në këto vende për motive ekonomike.

Sidoqoftë, kjo prirje migratore ka shënuar rënie gjatë periudhës 2015–2018 (nga 67 950 kërkesa për azil në vitin 2015, në 22 455 në vitin 2018). Kjo ka ardhur si rrjedhojë e trajtimit me përparësi të kërkesave për punësim në vend, zgjidhjes në kohë të problemeve sociale të shtresave në nevojë të popullsisë, si dhe ndalimit të përkohshëm të daljes nga territori që autoritetet shqiptare të kufirit u kanë bërë shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për lëvizjen e lirë në zonën Schengen (nga 14 232 në 2015, në 20 255 në vitin 2018).

Ndikim ka pasur, gjithashtu, refuzimi në rritje i kërkesave për azil nga vendet pritëse dhe kthimet në Shqipëri për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së (2 535 kthime të detyruara për vitin 2015; 2 090 në vitin 2016; 2 265 në vitin 2017 dhe 1 790 në vitin 2018).

Një prirje tjetër që vërehet është ajo e migrimit të të miturve të pashoqëruar, kryesisht drejt vendeve, si: Italia, Franca, Suedia, Mbretëria e Bashkuar etj. Sidoqoftë, numri i këtyre të miturve, sidomos atyre që kërkojnë azil në vendet e BE-së, ka ardhur në rënie në periudhën 2015–2018 (nga 1 065 kërkesa për azil në vitin 2015, në 485 në vitin 2018). Pavarësisht kësaj, ky mbetet një fenomen shqetësues./Monitor

 

 

Tags: emigracioniparregulltshqiptare

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë

Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë

Koronavirusi/SHBA premton 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet tjera

Koronavirusi/SHBA premton 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet tjera

Ushtria patrullon rrugët e Tiranës/Rama: Disa tradhtarë mund të na bëjnë hatanë

Ushtria patrullon rrugët e Tiranës/Rama: Disa tradhtarë mund të na bëjnë hatanë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com