Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë po rritet nga dita në ditë.
Ditën e sotme u konfirmua edhe një rast tjetër duke e çuar në 20 numrin total të infektuarve. Rasti i fundit është një grua 55-vjeçare nga fshati Bradash i komunës së Podujevës.
Mësohet se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i janë nënshtruar testit për koronavirus. Kjo për arsye se ata kanë pasur mjaft takime me zyrtarë të huaj në ditët e fundit.
Sipas mediave kosovare, të dy politikanët kanë rezultuar negativë ndaj koronavirusit.
Kujtojmë se situata në Kosovë është mjaft e ndezur pas Albin Kurti shkarkoi ministrin e brendshëm Agim Veliun për përhapje paniku në lidhje me koronavirusin.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka vendosur ultimatum LVV të rikthejë në detyrë Veliun, ose koalicioni do të prishet.