Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse koronavirusi e goditi kaq fort Italinë

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse koronavirusi e goditi kaq fort Italinë

Nga: Matt Simon “Wired”

Me botën që po zhytet thellë dhe më thellë në kaosin e shkaktuar nga koronavirusi, ne të gjithë po përballemi me shumë të panjohura: Sa kohë duhet të rrimë në izolim? Kur do të arrijë kulmin pandemia? Sa do bien bursat? Por është mëse e qartë, se kjo sëmundje e re është më vdekjeprurëse për të moshuarit.

Të rinjtë mund të mos shfaqin fare simptoma, dhe kjo gjë është veçanërisht e rrezikshme për të afërmit e tyre të moshuar, pasi ata mund t’ja transmetojnë këtyre virusin pa e kuptuar fare. Italia është vendi evropian më i goditur deri tani, me shumë se 2.500 të vdekur të paktën deri të martën.

Mjekeve të spitaleve të mbipopulluara, u është dashur të marrin vendime të dhimbshme, se kë duhet të kurojnë dhe cilin duhet ta lënë të vdesë si më të pashpresë. Arsyeja pse Italia po vuan kaq keq, thonë studiuesit e Universitetit të Oksfordit në një studim të ri në revistën “Demographic Science”, mund të jetë e dyfishtë: Ky vend ka popullsinë e dytë më të moshuar në botë, dhe të rinjtë italianë kanë prirjen të rrinë më shpesh pranë të moshuarve, siç janë gjyshërit e tyre.

Një studim i tillë demografik, do të jetë shumë i rëndësishëm për përballjen e kërcënimit diku tjetër, teksa gjithnjë e më shumë vende po ballafaqohen me një pandemi vdekjeprurëse, mbi të cilën sapo kanë nisur të mësojnë më shumë rreth asaj se si transmetohet virusi brenda familjeve dhe komuniteteve.

Në Itali, 23 për qind e popullsisë është mbi 65-vjeç, krahasuar për shembull me SHBA-në, ku kjo shtresë përbën vetëm 16 për qind të popullsisë. “Jetëgjatësia e madhe, ka luajtur një rol në ndryshimin e strukturës së popullsisë”- shprehet demografja dhe epidemiologia e Universitetit të Oksfordit, Xhenifer Daud, autore kryesore e studimit.

Por kjo ka të bëjë me shumë me atë, se sa shpejt ka rënë pjelloria në një popullatë. Shumë nga italianët që kanë më pak fëmijë sesa dikur, janë ata që jetojnë më gjatë.

Bashkëautorët italianë të studimit të Daud, vërejnë se të rinjtë italianë mund të jetojnë me prindërit dhe gjyshërit e tyre në zonat rurale, por shkojnë për punë në qytete si Milano.

Autorët e studimit, argumentojnë se udhëtimi i shpeshtë midis qyteteve ku punojnë dhe shtëpive në fshat, mund të ketë përshpejtuar përhapjen “e heshtur” të koronavirusit. Të rinjtë që punojnë dhe socializohen në zonat urbane, bashkëveprojnë me turma të mëdha njerëzish, ku mund ta marrin sëmundjen dhe ta çojnë atë në shtëpinë e tyre.

Dhe në rast se nuk kanë simptoma, nuk janë fare në dijeni se po infektojnë prindërit apo gjyshërit e tyre të moshuar, që është edhe pjesa më e rrezikuar e popullatës. “Ne e dimë që vdekshmëria është më e lartë tek të moshuar, por jo arsyen përse?” – thotë Karlos Del Rio, dekani i asociuar i Shkollës së Mjekësisë Emori në Britani, që nuk ishte i përfshirë në këtë studim.

Për shembull, të moshuarit kanë një sistem të dobët të frymëmarrjes, çka mund të çojë në një shkallë më të lartë të vdekshmërisë në mesin e të tyre, për shkak të sëmundjeve si pneumonia.

Studiues të tjerë, që po studiojnë se pse fëmijët nuk duket se sëmuren nga Covid-19, kanë arritur në përfundimin se kjo grup-moshë ka prirjen të ketë mushkëri “të pacenuara” që nuk janë dëmtuar tashmë nga një jetë e gjatë me një aparat respirator të dëmtuar nga alergjitë, ndotësit dhe sëmundjet.

Ky fakt, mund t’i bëjë ata më rezistentë ndaj sulmit nga koronavirusi. Por ndërsa ndarja mes të rinjve dhe të moshuarve mund të funksionojë në teori, në praktikë ajo mund të krijojë probleme. Për shembull, të dëshpëruar për të rrafshuar kurbën ngritëse të pandemisë, zyrtarët lokalë në SHBA po mbyllin shkollat.

Nëse prindërit nuk kanë mundësi që të kujdesen për fëmijët e tyre – pasi janë ende duke punuar jashtë shtëpisë, ose sepse ata janë vetë të sëmurë – kjo barrë mund të bjerë tek gjyshërit. Si për të ndërlikuar më tej problemin, një studim në Itali nuk përcakton saktësisht se çfarë mund të ndodhë në një vend shumë më të madh si SHBA-ja, ku demografia ndryshon shumë nga një shtet në tjetrin.

Disa qytete mund të kenë më shumë të rinj se të moshuar, dhe disa periferi ka të ngjarë të kenë të kundërtën. Ose mendoni për Floridën dhe masën e madhe të pensionistëve të saj. “Florida është si një mini-Itali”-thotë Endrju Nojmer, demograf në Universitetin e Kalifornisë, që nuk ishte i përfshirë në këtë studim.

“Parashikoj që Florida, do të përballet me një situatë të vështirë”- thekson ai. Në një vend me kaq shumë njerëz të moshuar, shumë prej të cilëve jetojnë pranë njëri-tjetrit në azile, distancimi social do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për të shmangur katastrofën.

Por një popullsi në plakje, nuk ka pse të nënkuptojë një efekt shkatërrues nga Covid-19. Në Japoni, ku mbi 28 për qind e popullsisë është mbi moshën 65 vjeç, deri më 16 mars kishte pasur vetëm 814 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 24 të vdekur, krahasuar me 24.747 raste dhe 1.809 vdekje në Itali sipas të dhënave zyrtare të OBSH. Japonia,  bashku me fqinjët, përfshirë Hong Kongun dhe Singaporin, kishin kryer me shpejtësi testimet që në ditët e para të epidemisë, dhe kishte vendosur kufizime të rrepta për udhëtimet.

TIRANA TODAY

Tags: italikinekoronavirus

TË LIDHURA

Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz
Bota

Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

14:39 | 29/05/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Kina nis misionin për të marrë mostra asteroidësh: CNSA e shpalli lëshimin një sukses
Bota

Kina nis misionin për të marrë mostra asteroidësh: CNSA e shpalli lëshimin një sukses

12:13 | 29/05/2025
Next Post
I thanë se ishte shëruar nga koronavirusi, 40-vjeçari del sërish pozitiv

I thanë se ishte shëruar nga koronavirusi, 40-vjeçari del sërish pozitiv

Koronavirusi/ Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Koronavirusi/ Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në ankth nga koronavirusi? 23 këshillat e një psikologeje

Në ankth nga koronavirusi? 23 këshillat e një psikologeje

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
Aktualitet

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

by mirseda
14:49 | 29/05/2025
0

Erjon Alibej alias (Krymi), njeriu me rekordin më të madh të vrasjeve (7 të tilla) në dosjen...

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

14:47 | 29/05/2025
Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

14:43 | 29/05/2025
Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

14:39 | 29/05/2025
Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

14:30 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com