Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për datën 30 mars afatin për dorëzimin e ofertave lidhur me Aeroportin e Vlorës nga investitorët potencialë. Në faqen e saj zyrtare data ka ndryshuar nga 12 mars që ishte në fillim në 3o mars duke ju lënë kështu më shumë kohë në dispozicion të interesuarve. Një situatë e tillë duket se lidhet edhe me problematikat zinxhir që ka krijuar koronavirus në vendin tonë teksa fokusi i institucioneve është zhvendosur në këtë front.

Shtyrja e afatit të dorëzimit të ofertave pritet të sjellë një shtyrje të të gjithë proceseve nga vlerësimi i tyre e deri tek data e parashikuar për fillimin e punës që në një aktivitet të dedikuar në fund të 2019-ës me rastin e çeljes së tenderit ndërkombëtar u deklarua se do të ishte fundi i muajit maj.

Aeroporti i Vlorës parashikohet që të ketë një periudhë koncesioni prej 35 vitesh ndërkohë që gara është hapur me një vlerë 86.6 milionë euro. Nëse ndërtimi nis në vitin 2020 siç është deklaruar vetëm në vitin 2024 do të mund të nisin fluturimet. Në dokumente saktësohet se do të duhen të paktën tre vite për të përfunduar punimet dhe një vit për të kryer kolaudimin e tij dhe për të marrë certifikatat e nevojshme.

Qeveria ka marrë përsipër që të garantojë riskun për fitimin e munguar të koncesionarit. E teksa është parë e arsyeshme që operatorit privat ti garantohen 138 milionë euro të ardhura për 10 vitet e para të operimit operimit nga trafiku i pasagjerëve, nuk është parë e arsyeshme që të ndahet njëlloj edhe fitimi. Shteti do të marrë 50 për qind të të ardhurave vetëm nëse tejkalohet skenari optimist.

Për të përcaktuar qëndrueshmërinë financiare të projektit në analizë janë marrë një sërë elementësh ku në thelb qëndron trafiku. Projeksionet në dokumentet zyrtare tregojnë tre skenarë trafiku bazë, optimist dhe pesimist nga viti 2022 deri në vitin 2048. Në vitin e parë parashikimi për trafikun në skenarin bazë është 369,581 pasagjerë, në atë optimist 425,682 dhe në atë pesimist 343,708 pasagjerë.

Deri në vitin 2028 parashikimi sipas dokumenteve është në skenarin bazë për 586,479 pasagjerë, në skenarin optimist 840,221 dhe në atë pesimist 487,556. Studimi sqaron se analiza e shifrave i referohet vitit 2018 kur edhe u shfaq për herë të parë në horizont mundësia e një aeroporti në Vlorë. Në vitin 2048 që është i fundit që jepen projeksionet për trafikun në tre skenarë shihet se në atë bazë numri i pasagjerëve parashikohet 1,952,075 në atë optimist 2,796,645 dhe në atë pesimist 1,092,994 pasagjerë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka saktësuar në dokumentet  e saj se në total ofertat do të vlerësohen me pikë duke pasur parasysh disa aspekte. Pjesa më të madhe të pikëve rreth 30 të tilla, i është lënë përmbledhjes dhe arsyetimit strategjik të projektit ku të marra veç e veç do të shihen elementë të përmirësimit të masterplanit, zgjidhjes me vlerë të shtuar si dhe përgjegjësisë sociale. Kriteri i dytë më i vlerësuar është ai i nivelit minimal të të ardhurave të garantuara me 18 pikë dhe më pas rritja e numrit të pasagjerëve dhe përvoja me 12 pikë. Me radhë tek kriteret është parë përvoja mbi përfitimin e financimeve me 8 pikë si dhe përvoja mbi projekte ndërtimi të kësaj natyre në dhjetë vitet e fundit me një kapacitet më shumë se 10 milionë pasagjerë një vlerësim ky me 8 pikë. Përshkrimi i ofertuesit dhe përvoja e operimit dhe mirëmbajtjes janë lënë me 7 pikë secila dhe tarifa koncesionare dhe koha e vënies në shfrytëzim me nga 5 pikë./Monitor

Tags: Aeroporti i VlorësafatidorëzimiKoncesioniofertaveshtyhet

TË LIDHURA

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi
Aktualitet

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi

17:01 | 20/06/2025
KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor
Ekonomi

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor

14:31 | 20/06/2025
Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike
Aktualitet

Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

14:27 | 20/06/2025
Next Post
Koronavirusi mbërrin edhe tek qeveria spanjolle, infektohet ministrja

Koronavirusi mbërrin edhe tek qeveria spanjolle, infektohet ministrja

Mbyllen call center-at dhe bizneset fason, Rama shtrëngon masat

Mbyllen call center-at dhe bizneset fason, Rama shtrëngon masat

BE dënon vendimin e Trump-it për të ndaluar fluturimet nga Evropa

BE dënon vendimin e Trump-it për të ndaluar fluturimet nga Evropa

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi
Aktualitet

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi

by mirseda
17:01 | 20/06/2025
0

Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës, duke shënuar rastin e...

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

14:55 | 20/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

14:46 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com