Një zonjë e moshuar e komunitetit rom rreth 70 vjeç, raportohet se ka humbur në fushën e mbetjeve në Fier.
Sipas familjarëve, zonja vuante nga tensioni. Ajo mblidhte mbetje të riciklueshme tek fusha e mbetjeve për të blerë ilaçe, shkruan “balkanweb”.
E moshuara në fjalë quhet Xhevrie Verlaci dhe rezulton e zhdukur prej 2 ditësh.