jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A do ta rrëzojë koronavirusi regjimin njëpartiak në Kinë

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A do ta rrëzojë koronavirusi regjimin njëpartiak në Kinë

Nga: Minxin Pei “Project Syndicate”

Mund të duket e parakohshme, të sugjerohet që epidemia e koronavirusit COVID-19, e ka dëmtuar rëndë sundimin e Partisë Komuniste Kineze, sidomos në një kohë kur duket se po funksionojnë përpjekjet agresive të qeverisë për kontrollin e virusit.

Por do të ishte gabim, të nënvlerësoheshin pasojat negative politike të krizës më të madhe të shëndetit publik të Kinës, në historinë e dekadave të fundit.

Sipas një analize të “The New York Times”, të paktën 760 milionë kinezë, ose më shumë se gjysma e popullsisë së vendit, gjendet në shkallë të ndryshme të bllokimit në shtëpitë e tyre.

Kjo gjë ka sjellë pasoja të rënda individuale dhe kolektive, nga një djalë i ri që mbeti në shtëpi i vetëm për ditë të tëra, pasi pa vdekjen e gjyshit të tij, tek një ngadalësim domethënës i ekonomisë. Edhe pse udhëheqësit e Kinës, propagandojnë përparimin e tyre në frenimin e virusit, ata po shfaqin shenja stresi.

Ashtu si elitat në autokracitë e tjera, edhe ata ndjehen më të prekshëm politikisht gjatë krizave. Ata e dinë se kur frika dhe zhgënjimi i popullatës rritet, edhe gabimet e tyre më të vogla mund t’i kushtojnë shtrenjtë, dhe të shkaktojnë sfida të rënda ndaj pushtetit të tyre.

Dhe termi “frustrim” është i moderuar. Pasi publiku kinez është tërësisht i indinjuar nga përpjekjet e hershme të autoriteteve, për të fshehur informacionin rreth virusit të ri, përfshirë faktin që ai mund të transmetohet midis njerëzve.

Kjo nuk ishte askund më e dukshme sesa në zemërimin që shkaktoi njoftimi i datës 7 shkurt, se mjeku i Vuhanit, Li Uenliang, të cilin autoritetet vendase akuzuan për “përhapje thashethemesh”, u përpoq t’i paralajmëronte kolegët e tij për koronavirusin që në dhjetor, kishte vdekur vetë prej tij.

Teksa aparatet e censurës në Kinë u dobësuan përkohësisht – ndoshta për shkak se censuruesit nuk kishin marrë udhëzime të qarta, se si të reagonin përballë ngjarjeve të tilla – edhe gazetat zyrtare e botuan në faqet e para të tyre lajmin e vdekjes së Li.

Edhe drejtuesit e biznesit, një grup zakonisht apolitik, i kanë denoncuar sjelljet e autoriteteve të Vuhan, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri. S’ka dyshim se sjellja fillestare e autoriteteve ndaj epidemisë, ishte ajo që e mundësoi përhapjen e tij kaq të gjerë, me profesionistë e kujdesit shëndetësor – më shumë se 3.000 prej të cilëve janë infektuar deri më tani – që janë goditur veçanërisht më shumë së te tjerët.

Dhe përkundër përpjekjeve të qeverisë qendrore, për të bërë “kokë turku” autoritetet lokale – shumë zyrtarë të shëndetësisë në provincën e Hubeit janë pushuar nga puna – ka të ngjarë të ketë më shumë pikëpyetje rreth asaj çfarë dinte realisht presidenti Kinez Xi Jinping.

Dhe nuk është për t’u habitur: Xi ka punuar shumë për të riparuar imazhin e tij si një udhëheqës i fortë dhe kompetent. Kur qeveria qendrore urdhëroi mbylljen në karantinë të Vuhanit në fund të janarit, Xi urdhëroi kryeministrin Li Keqiang të udhëheqë task-forcën kundër koronavirusit. Por fakti që ishte Li, dhe jo Xi, ai që shkoi në Vuhan duket se dërgoi mesazhin e gabuar, siç e kuptoi ditët që pasuan edhe vetë Xi.

Më 3 shkurt, në një mbledhje të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, Xi përdori një ton jashtëzakonisht mbrojtës, në një fjalim që synonte kontrollin e dëmit. Ndërsa Xi pranoi se ai ishte njoftuar për epideminë para se të jepej lajmi në media, ai theksoi rolin e tij personal në udhëheqjen e luftës kundër virusit.

Për më tepër, më 10 shkurt, Xi bëri një seri paraqitjesh publike në Pekin, me synim forcimin e përshtypjes se ai është vazhdimisht në krye të punës. Tri ditë më vonë, shkarkoi shefat e partive të provincës Hubei dhe në bashkinë e Vuhanit, për trajtim të papërshtatshëm të krizës.

Dhe dy ditë pas kësaj, në një veprim të paparë më herët, PKK publikoi tekstin e plotë të fjalimit të Xi-së në Komitetin e Përhershëm të Byrosë.

Megjithëse Xi me sa duket e ka rifituar aurën e tij si një udhëheqës dominues – dhe jo vetëm falë propagandistëve të PKK, të cilët janë duke punuar jashtë orarit për të riparuar imazhin e tij – pasojat politike ka të ngjarë të jenë serioze.

Zemërimi i thellë popullor që u shfaq në ato momente të lirisë kibernetike relative – dy javët, nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit, kur censuruesit e humbën kontrollin mbi narrativën popullore – duhet të jenë thellësisht shqetësuese për Partinë Komuniste.

Në fakt, PKK mund të jetë shumë e aftë për të shtypur mendimin ndryshe, por shtypje nuk do të thotë ç’rrënjosje e plotë e kundërshtisë. Edhe një humbje e përkohshme e kontrollit, mund të çlirojë shumë ndjenja kundër regjimit. Imagjoni se çfarë mund të ndodhë me fatin e pushtetit të PKK, nëse kinezët do të ishin në gjendje të flisnin lirshëm për disa muaj, dhe jo vetëm për disa javë.

Pasoja politike e shpërthimit të COVID-19, mund të jetë erozioni i mbështetjes për PKK në mësin e klasës së mesme urbane të Kinës. Jo vetëm që jeta e tyre është tronditur nga epidemia dhe mënyra e reagimit. Por ata po e shohin se sa të pafuqishëm janë nën një regjim, që çmon sekretin dhe pushtetin e vet mbi shëndetin dhe mirëqenien publike.

Në epokën post-Mao, populli kinez dhe PKK i janë përmbajtur një kontrate të nënkuptuar sociale: njerëzit e tolerojnë monopolin politik të partisë, për sa kohë që ajo u garanton një progres të mjaftueshëm ekonomik dhe qeverisjen e duhur.

Trajtimi i dobët që i bëri PKK shpërthimit të COVID-19, e kërcënon këtë pakt të heshtur. Në këtë kuptim, regjimi njëpartiak i Kinës, mund të jetë në një pozitë shumë më të pasigurtë sesa mund të duket nga jashtë.

TIRANA TODAY

 

Tags: COVID-19kineThe New York Times

TË LIDHURA

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së
Bota

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë
Bota

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor
Bota

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Next Post
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bosnje dhe Hercegovinë

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bosnje dhe Hercegovinë

Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Vlorës

Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Vlorës

Zbuloni si ia urojnë serbët e Kosovës ditëlindjen Vuçiç-it

Zbuloni si ia urojnë serbët e Kosovës ditëlindjen Vuçiç-it







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com