Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prokurori i Përgjithshëm e pohon: Drejtësia ka mungesa në burime njerëzore

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prokurori i Përgjithshëm e pohon: Drejtësia ka mungesa në burime njerëzore

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është shprehur se organet e drejtësisë po përballen me mungesa të theksuara në burime njerëzore.

Në fjalën e tij në tryezën e mbështetur nga Pameca, Çela e cilësoi situatën si emergjente. Ai deklaroi se nuk dihet ende se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota.

Sipas tij, Prokuroria është organi që ka pësuar ndryshimet më drastike nga reforma.

“Ndërkohë që reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore nga pikëpamja strukturore në ngrehinën e drejtësisë, suksesi i shumëpritur do të mbetej i skicuar vetëm në imagjinatën e krijuesve dhe promovuesve të saj nëse njerëzit që do të mbeteshin apo do të hynin brenda kësaj ngrehine do të vazhdonin të gëlonin në moçalin e apatisë dhe mediokritetit, duke pritur që ndryshimet të vinin sërish nga një botë tjetër, e huaj dhe e pakuptueshme për ta, por që kishte zgjidhjet magjike dhe për problemet më të thjeshta për të cilat mjafton vetëm forca e vullnetit të mirë për t’u dhënë zgjidhje.

Reformat nuk janë qëllim në vetvete dhe as zgjidhja finale e problemeve. Ato janë instrumenti që duhet të krijojë kushtet e favorshme për zhvillimin e një realiteti të ri, me synim progresin shoqëror. Reforma në drejtësi është ende në proces, pasi ndërkohë që është miratuar një infrastrukturë e tërë ligjore për funksionimin e sistemit të drejtësisë, institucionet e reja janë ngritur vetëm pjesërisht. Edhe pse procesi i vettingut nuk ka arritur ende në mesin e rrugëtimit të tij nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota.

Decentralizimi dhe pavarësia e prokurorëve u vlerësuan si zgjidhjet më të mira për ta bërë prokurorinë efikase, ndërkohë që gjykatës i është dhënë një pushtet edhe më i madh në fazën e hetimit, për të garantuar interesin publik dhe të drejtat e subjekteve. Ndryshimi i kulturës së funksionimit brenda një organizate është faza më e vështirë e çdo reforme që synon ta ndryshojë rrënjësisht atë. Kështu dhe për prokurorinë zbatimi i konceptit të pavarësisë është  sfida më e vështirë për t’u kapërcyer. Raportet e reja që ligji ka krijuar mes drejtuesve dhe prokurorëve kanë krijuar paqartësi brenda zyrave, ndërsa ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor si rrjedhojë e praktikave të ndryshme në mungesë të një autoriteti centralizues”, tha ai.

Tags: burime njerezoredrejtesiamungesaolsian celapohon

TË LIDHURA

Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi

14:33 | 07/06/2025
Shpëtohet 13-vjeçarja nga mbytja në “Plazhin e Vjetër”
Aktualitet

Shpëtohet 13-vjeçarja nga mbytja në “Plazhin e Vjetër”

14:31 | 07/06/2025
Sulmohet faqja e ‘Piranjave’ pas denoncimeve në Shijak e Tiranë
Aktualitet

Sulmohet faqja e ‘Piranjave’ pas denoncimeve në Shijak e Tiranë

14:14 | 07/06/2025
Next Post
Soreca i përgjigjet letrës së Bashkisë Përrenjas: Bllokimi i buxhetit dëmton banorët

“Jemi për një sistem gjyqësor transparent”/Soreca: Ta bëjmë më efikas sistemin

Yuri Kim: Duhet t’i jepni fund korrupsionit

Yuri Kim: Duhet t’i jepni fund korrupsionit

“Do keni mbështetjen tonë”, Borchardt: SPAK është një arritje e madhe

“Do keni mbështetjen tonë”, Borchardt: SPAK është një arritje e madhe

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi

by mirseda
14:33 | 07/06/2025
0

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga...

Shpëtohet 13-vjeçarja nga mbytja në “Plazhin e Vjetër”

Shpëtohet 13-vjeçarja nga mbytja në “Plazhin e Vjetër”

14:31 | 07/06/2025
Sulmohet faqja e ‘Piranjave’ pas denoncimeve në Shijak e Tiranë

Sulmohet faqja e ‘Piranjave’ pas denoncimeve në Shijak e Tiranë

14:14 | 07/06/2025
FSHF: Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Shqipëri-Serbi

FSHF: Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Shqipëri-Serbi

14:07 | 07/06/2025
Trafik droge në Milano, 4 të arrestuar – të përfshirë edhe shqiptarë

Trafik droge në Milano, 4 të arrestuar – të përfshirë edhe shqiptarë

14:02 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com