Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kompania amerikane teston ilaçin për koronavirusin

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kompania amerikane teston ilaçin për koronavirusin

Një firmë biomjekësore amerikane ka njoftuar se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin.

Testimet fillojnë këtë muaj dhe do të zhvillohen tek rreth 1 mijë pacientë.

Ilaçi, i shpikur nga kompania Gilead Science me seli në Kaliforni, po testohet fillimisht tek afro 400 pacientë “me shfaqje të rënda klinike të virusit COVID-19”, të cilëve do t’u jepet një kurë pesë ose dhjetë ditore e këtij ilaçi.

Një tjetër grupim prej rreth 600 pacientësh “me shfaqje klinike të moderuar të sëmundjes”, sipas një deklarate të kompanisë Gilead, do të ndahen në tre grupe.

Një e treta e tyre do të marrë pesë ditë trajtim me ilaçin Remdesivir, një e treta do të marrë 10 ditë trajtim dhe pjesa tjetër do të vazhdojë të marrë “vetëm kujdesin shëndetësor standard”, i cili mund të përfshijë ilaçe për dhimbje dhe ethe, lëngje dhe oksigjen, nëse është e nevojshme.

Në shkurt, kompania Gilead, duke punuar me autoritetet kineze dhe shkencëtarët, filloi dy studime klinike në Wuhan, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë, si dhe do të zhvillojë një testim tjetër afatgjatë të udhëhequr nga Universiteti i Nebraskas “në deri në 50 vendndodhje të ndryshme në mbarë globin”.

Ky raund i katërt i provave klinike do të zhvillohet “në qendra mjekësore kryesisht në vende aziatike”, tha kompania, “si dhe në vende të tjera të globit që kanë një numër të lartë të rasteve të diagnostikuara”.

Një zyrtar i lartë i kompanisë Gilead u tha gazetarëve amerikanë se një synim tjetër është të zbulojë nëse do të funksionojë një kurs më i shkurtër trajtimi.

Nëse po, “kjo do të dyfishojë automatikisht furnizimin me ilaçin” dhe do të mundësojë që spitalet të trajtojnë më shumë pacientë.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit, përmendi ilaçin Remdesivir të enjten në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence.

Zoti Fauci tha se ilaçi Remdesivir ka demonstruar “aktivitet anti-viral in vitro dhe në modelin e kafshëve”.

Ai gjithashtu tha se gjykimet në vazhdim do të japin rezultate “në mënyrë të arsyeshme së shpejti nëse funksionon”.

“Dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të kemi një terapi efektive për ta shpërndarë”, tha ai.

Të shtunën, pasi vdekja e parë e shkaktuar nga COVID-19 u raportua në Shtetet e Bashkuara, Dr. Jeff Shuren nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së tha se agjensia “po i kushton të gjitha burimet e mundshme për të përshpejtuar shqyrtimin e produkteve mjekësore, përfshirë diagnostifikimin, për të parandaluar përhapjen e kësaj viroze”.

Edhe pse testimet e fundit u njoftuan pasi kompania Gilead kishte kaluar procesin e rishikimit të shpejtë dhe pranimit të paraqitjes së Remdesivir-it si një ilaç i ri kërkimor për trajtimin e COVID-19, kompania thekson se “Remdesivir-i nuk është akoma i licencuar në ndonjë vend të botës” dhe se kompania Gilead po ua jep ilaçin “pacientëve të kualifikuar që janë infektuar me virusin COVID-19, mbi një bazë përdorimi të kujdesshëm për një trajtim urgjent jashtë provave klinike që po kryhen”. /Voa

Tags: amerikanëilaçkompaniakoronavirus

TË LIDHURA

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur
Bota

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur

14:23 | 06/02/2026
Bota

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit
Bota

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

09:45 | 06/02/2026
Next Post
Aksidenti që i mori jetën 55-vjeçarit/ Policia: I shpërtheu mina

Aksidenti që i mori jetën 55-vjeçarit/ Policia: I shpërtheu mina

Safet Gjici zgjedh trajnerin e ri, prezantohet nesër në “Air Albania Stadium”

Safet Gjici zgjedh trajnerin e ri, prezantohet nesër në “Air Albania Stadium”

“Mezhgorani”, masat e sigurisë për 31 të arrestuarit

“Mezhgorani”, masat e sigurisë për 31 të arrestuarit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur
Bota

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur

by mirseda
14:23 | 06/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, në Pieria, teksa një trup njeriu...

Sherr masiv brenda familjes në Fier, babai me dy djemtë dhunon të motrën dhe mbesën e mitur

Sherr masiv brenda familjes në Fier, babai me dy djemtë dhunon të motrën dhe mbesën e mitur

14:14 | 06/02/2026
Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

12:49 | 06/02/2026

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

12:36 | 06/02/2026

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

11:42 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com