Shtatë nxënës të shkollës “Janaq Kilica” në Fier janë helmuar, pas një eksperimenti në orën e laboratorit të kimisë.
Helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni kimik. Duket se eksperimenti nuk ka shkuar siç duhet, duke u shkaktuar atyre probleme me frymëmarrjen.
Të shtatë nxënësit, identiteti i të cilëve ende nuk dihen, janë dëguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Ata tashmë janë nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.