Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Çështja e Kosovës/ Vuçiç: Serbia para ultimatumit

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Çështja e Kosovës/ Vuçiç: Serbia para ultimatumit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pohon se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. „E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiq, në një intervistë  për Televizionin Prva. Vuçiq pohon, se tani më e di se kush do të jetë  ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij.

“Do të na propozojnë një zgjidhje – Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë  edhe një  status të  posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiq dhe vet u përgjigj: “Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon”.

Zgjidhja deri në vjeshtë

Presidenti i Serbisë  pohon se ai i ka hedhur poshtë  planet për “futjen e Kosovës në OKB”. Ndërsa i pyetur, nëse zgjidhja kërkohet deri në  vjeshtë, ai nuk u përgjigj qartë: “Unë nuk e kam gënjyer kurrë popullin. Unë nuk jam gënjeshtar”. Ai nuk deshi të  përgjigjet në pyetjen, se çfarë  do të bëjë nëse gjendet para ultimatumit – Kosova apo Bashkimi Evropian. “Këtë do ta shihni”, tha ai.

Vuçiq: Nuk përzihem në punët e huaja

Presidenti i Serbisë hodhi poshtë pohimet se Serbia dhe ai janë të përzier në tensionimet e fundit të gjendjes në Mal të  Zi, me fjalët se ai nuk është përzier kurrë në punët e brendshme të këtij vendi. Ai bëri të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të  shpallen me 3 ose 4 mars, kur të kthehet nga vizita në SHBA. Ndërsa për disa politikanë djathtist në Serbi ai tha se “e urren politikën fashiste, të disa politikanëve serbë”. “E neveritshme është politika fashiste në Serbi. I kanë tejkaluar të gjitha masat. Mbeturina fashiste, mjaft më!”, ishte përgjigja e tij ndaj politikës së opozitarit Boshko Obradoviq, që drejton lëvizjen Dveri. Vuçiq mendon se të gjitha partitë e tjera do të bashkohen kundër tij, në  qoftë se e fitojnë vetëm një mandat më  shumë se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), në zgjedhjet e ardhshme. Ai është kryetari i partisë, SNS./DW

Tags: Aeksandar VuçiçbeKosovësnjohjapavarësisëUltimatum

TË LIDHURA

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Rajoni

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore
Rajoni

Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore

11:22 | 04/03/2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen
Rajoni

Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen

10:34 | 03/03/2026
Next Post
Përse koronavirusi u përhap kaq shpejt në Italinë e Veriut

Përse koronavirusi u përhap kaq shpejt në Italinë e Veriut

I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Policia arreston dy të rinjtë nga Durrësi, ja çfarë gjeti në makinën e tyre

Shpallja e Emergjencës Globale nga koronavirusi, Manastirliu merr masat

"6 rastet rezultuan negative"/ Manastirliu: Nuk jemi prekur nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com