Raportuesja e Parlamentit Europian e quajti hap të mirë vendimin për shtyrjen e votimit të dy pr/ligjeve, pjesë e të ashtuquajturës paketa ‘antishpifje” dhe nënvizoi: “Shpresoj që të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e komisionit të Venecias”.
Zgjedhje të parakohshme? “Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politikë të vendit. E vetmja thirrje është reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR . Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin, jo unë.”
Sipas saj, shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe Reformën Zgjedhore. Zyrtarja e lartë e PE siguroi shqiptarët se do të ndjekë ritmin e reformave në Shqipëri, ndërsa tha se populli mund të ketë gjithnjë besim te BE.
“Ky është një udhëtim i gjatë, që shpresojmë ta realizojmë së bashku dhe t’ia dalim mbanë së bashku. Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim, dhe do të flasë me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj”.