E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

85-vjeçari kërkon grua: Duhet të plotësojë disa kushte (VIDEO)

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari. Abdulla Cekani rrëfeu në studio se prej 15 vitesh, gruaja e tij ka ndërruar jetë, dhe që prej asaj dite ai ndihet i vetmuar.

Jeton me nusen dhe djalin e tij, por marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë, prandaj ai ka vendosur të gjejë një grua në mënyrë që të kalojë me të pjesën e mbetur të jetës.

85-vjeçari i është drejtuar programit, dhe kërkon gjithashtu që partnerja e tij të plotësojë disa kushte.

Mirela Milori: Ti ke ardhur se ke një kërkesë, thua që të kesh një partnere jete?

Abdulla Cekani: Po ta kesh për në fund, se jam mirë unë, po si dihet si del puna.

Mirela Milori: Pse kërkon në këtë moshë të gjesh një grua?

Abdulla Cekani: Po të më gjendet në fund, ku i dihet bëhem keq unë, se e shoh terezinë që s’kam përkrahje, ja shoh planin. E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare.

Mirela Milori: Nuk e do qytetare?

Abdulla Cekani: Po qytetare nuk vjen atje ajo, nuk vjen atje ku jam unë dhe unë në qytet s’vij dot.

Mirela Milori: Për çfarë e do një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Po të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Dhe të re nuk e dua, të jetë me pension, se të re nuk e dua.

Mirela Milori: Nuk është më e thjeshtë të rregullosh marrëdhëniet me nusen e djalit dhe fëmijët, sesa të fillosh ti hysh angazhimeve, të gjesh një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Ne të rregulluar jemi, por mbeta si i veçuar e kupton.

Mirela Milori: Je i vetmuar?

Abdulla Cekani: Ha një çik bukë aty unë dhe rri mbas sobës, ata flasin, por mua s’më pyet njeri.

Mirela Milori: Ja ke thënë djalit që dua të kërkoj një grua?

Abdulla Cekani: E dinë ata, kam kohë që e kërkoj këtë punë.

Mirela Milori: Çfarë thotë djali?

Abdulla Cekani: S’thotë gjë djali, bile nusja thotë nuk e gjete një grua të na hiqesh qafe.

Mirela Milori: Po vëllezërit, motra?

Abdulla Cekani: Motrat thotë na fëlliqe po gjete grua, mos përmend grua në këtë moshë. Po unë kam keq, e marr për shpirtin tim, për veten time, se marr për ato./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....