Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat greke. Pas një zënke të momentit, dy shqiptarë janë përleshur me thika me një grup pakistanezësh. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chania të ishullit të Kretës.
Sipas raportimeve, pakistanezët kanë qenë emigrantë ilegalë. Ende nuk dihen motivet, por sipas policisë një prej pistave është që sherri mund të ketë nisur për motive banale. Nga përleshja ka mbetur i plagosur njëri prej shqiptarëve, i cili është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Policia greke ka nisur hetimin për ngjarjen.