Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

1.15 mld euro donacione/ Presidentja e KE: Do dërgojmë ekspertë në Shqipëri

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
1.15 mld euro donacione/ Presidentja e KE: Do dërgojmë ekspertë në Shqipëri

Pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dolën në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së saj, presidentja e KE tha se do të nënshkruajë një marrëveshje me kryeministrin Rama për të bërë gjithçka në mënyrë transparente sa i përket procesit të rindërtimit.

Më tej, ajo shtoi se do të dërgojnë në Shqipëri një grup ekspertësh, për të ndjekur nga afër të gjithë procesin. Sa i përket negociatave, Ursula von der Leyen deklaroi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe është gati në pranverë për çeljen e tyre.

Pjesë nga konferenca:

Ursula von der Leyen: Ne jemi të interesuar për progresin e vendit. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën, që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Për sa kemi parë metodologjinë, që ka krijuar besim te të gjitha palët, dhe që përshpejton procesin dhe ofron perspektiva më të besueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që ne të mund të ecim përpara për hapjen e negociatave. Po punojmë fort, kam shumë besim. Ne do të botojmë një raport të ri për vendin në fillim të marsit, me qëllim që të krijojmë besim te të gjitha palët. Kemi prova, që progresi është bërë.

Rama: Jemi ende duke përballuar tronditjen e sotme. Dua të gjej një hudhër, sepse kur merr vesh një lajm të mirë, ke frikë se mos ndodh diçka e keqe. Ndaj më lini të gjejë një hudhër njëherë, se sa të mendoj për hapjen apo jo të negociatave. Na duhet të nisim një rindërtim shumë sfidues, sepse kam dëgjuar me shumë kujdes atë që tha Presidentja e KE, që ajo çfarë rindërtohet të jetë më e mirë se ajo që humbi, me standarde të reja anti-sizmike, ekologjike, etj. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet. Po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, por nuk e kërkoj tani.

Ursula: Kemi rënë dakord të kemi një marrëveshje, ku do të përcaktojmë parimet e transparencës së llogaridhënies. Duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme solidariteti me popullin shqiptar të investohet në mënyrën e duhur, transparente, llogaridhënëse dhe për këtë jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë, për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Marrëveshjen do ta nënshkruajmë së bashku me Ramën.

Rama: Bixhozi është ndaluar në Shqipëri, por pashë shumë njerëz sot që vinin baste. Dëgjova njerëz që vinin baste, se do të ishte gjithçka katastrofë, por e humbën bastin. Mos vini bast, kur bëhet fjalë për mua, qeverinë time dhe marrëdhënien tonë me botën. Pasi thanë se kjo do të ishte një katastrofë, kur kontributet po rriteshin, thanë se nuk mund t’i menaxhojmë, por ne do t’i menaxhojmë siç duhet. Ndaj ju them mos të shqetësoheni.

Do ta zëvendësoni flamurin anglez me atë shqiptar në BE?

Ursula: Ka ardhur koha që ne të fillojmë të hapim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne iu kemi kërkuar shumë gjëra dhe ata i bënë të gjitha. Tani na takon ne të jemi një partner i besueshëm dhe të punojmë për qëllimin.

Tags: donacionetedi ramakonferencenegociatatPresidentja e KE

TË LIDHURA

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

12:00 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset
Aktualitet

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit
Aktualitet

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Next Post
Një fitore e madhe financiare (por edhe politike)

Një fitore e madhe financiare (por edhe politike)

Konferenca e donatorëve, 1.15 mld euro për Shqipërinë

Konferenca e donatorëve, 1.15 mld euro për Shqipërinë

12 vite pavarësi, Dua Lipa uron në shqip Kosovën

12 vite pavarësi, Dua Lipa uron në shqip Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com