Një këmbësore është përplasur nga një makinë në rrugën nacionale “Pushimi i Shoferit-Divjakë”. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen L. Ndoni, 60 vjeçe. Kjo e fundit kishte dalë për të mbushur ujë, në momentin që është përplasur nga një makinë e tipit “Nissan”.
Burimet bëjnë me dije se gruaja ndodhet në Spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërsa po heton më tej për shkaqet e ngjarjes.