E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

“Do ndihmojmë njëri-tjetrin”, historia e trishtë e nënës me dy fëmijë

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan një nënë e dy fëmijëve tregoi në studio problemet dhe vështirësitë që ajo kishte pasur gjatë martesës me ish-bashkëshortin. Dhuna fizike dhe psikologjike e kishte detyruar Margaritën t’i jepte fund lidhjes me të.

Kjo situatë ishte e vështirë për fëmijët e saj, vajza 9 vjeç dhe djali 5 vjeç në atë periudhë. Margarita rrëfen se vajza e saj e ka përjetuar më keq ndarjen mes tyre.

Margarita ka probleme shëndetësore dhe vajza e saj nuk ka besim tek ajo, madje mendon se pavarësisht se ka rezultate shumë të mira në shkollë, vajza e saj Kasandra e shikon me shumë pesimizëm të ardhmen.

Margarita e ftoi ditën e sotme në studio vajzën e saj, për t’i bërë një surprizë, por edhe për t’i dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Ardit Gjebrea: Ti për çfarë ke ardhur sot?

Margarita: Sot kam ardhur për vajzën, nuk ka besim tek unë sot. Jam me një prind, unë mësoj kot, nuk do iki dot në shkollë. Unë vërtet jam me një këmbë, por atë pak punë që kam aty fidanë, vij rrotull, të nxjerr diçka dhe them që do t’ia arrij. I them mëso se për të tjerat përgjigjem unë.

Kur vajza e saj Kasandra vjen në studio dhe shikon në anën tjetër të ekranit mamanë e saj, ajo habitet.

Kasandra: O mami! E dija, e kisha më shumë mendjen tek mami që mund të më ftonte, se nuk e di kështu ma ndjente zemra.

Margarita: Kasandra shpirti i mamit, e di që të dua shumë ty dhe Gjergjin. Mbas dy ditësh ke ditëlindjen, mbush 15 vjeç dhe është një kthesë e madhe për ty që mbaron klasën e 9 dhe kërkon të shkosh tek liceu. Doja të ta bëja këtë suprizë, të të lumturoj, të të hiqja ato mosbesimet që ke ndaj mamit, se mami do t’ia arrijë. Kam shumë besim tek vetja, tek ty dhe tek Gjergji, tek të tre. Ti e di që ne jemi një treshe e pandarë, e duam shumë njëri-tjetrin. Por asnjëherë në jetë gjërat nuk vijnë ashtu si e mendon. Megjithatë mendoj që t’i do të bësh përpara, do ecësh, do ndihmosh vëllain. Do ndihmojmë njëri-tjetrin, por gjithë sekreti këtu është, që ti duhet patjetër të shkollohesh dhe do të shkollohesh. Asnjëherë mos thuaj që mami unë jam me 10-ta, por unë nuk do të shkoj dot se jam me një prind. Ti je me shumë prindë mami, se unë t’i kam treguar vlerat.

Ardit Gjebrea: Më llogarit edhe mua që nga ky moment!

Kasandra: E dua shumë dhe dua t’i them mamit, që çdo gjë, çdo vështirësi do ta kalojmë së bashku, edhe mendoj se do t’ia arrijmë qëllimit tonë të jemi një familje e lumtur./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...