Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Shkodra u trondit këtë të diel”, zbardhet kërkesa urgjente e Voltana Ademit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shkodra u trondit këtë të diel”, zbardhet kërkesa urgjente e Voltana Ademit

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se qytetarët ndjejnë pasiguri. Ajo kërkon publikisht nga të gjitha strukturat e shtetit, të gjitha organeve ligjzbatuese në vend, që të reagojnë me forcën e ligjit. Në shenjë këmbane alarmi, Voltana Ademi shprehet se krimi në Shkodër po godet çdo ditë shkodranët. Sot ishte administratori i Vllaznisë Suad Lici, por nesër mund të jetë kushdo pre e krimit, që duket se në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi.

Në komentin e saj në Facebook, ajo trumbeton me të madhe se shkodranët kanë nevojë për siguri për jetën e për familjen. Kryebashkiakja nuk ndalet të ritheksojë se Shkodra ka nevojë për siguri dhe rend.

Statusi

Shkodra u trondit sërish këtë të diel!

Ditën për diell krimi nuk ka frikë, duke i sjellë shkodranëve pasiguri, mungesë shprese për jetën, rendin dhe sigurinë në Shkodër.

Fatmirësisht, lënda plasëse nuk shpërtheu, çka do ta bënte akoma më tragjike këtë të dielë, ndërkohë që për familjen e Administratorit të KF Vllaznia, orët e para të paradites të së dielës kanë qënë orë ankthi dhe pasigurie.

Sot si Kryetare e qytetare e Shkodrës, si nënë, si grua, kërkoj nga të gjitha strukturat e shtetit, të gjitha organeve ligjzbatuese në vend: Reagoni me forcën e ligjit! Krimi në Shkodër po godet çdo ditë shkodranët.
Sot ishte administratori i Vllaznisë Suad Lici, por nesër mund të jetë kushdo pre e krimit, që duket se në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi.

Kam shprehur gjithnjë mbështetjen ndaj forcave të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjithë organeve të zbatimit të ligjit. Kam ofruar gjithmonë bashkpunimin në luftën kundër krimit, sepse shkodranët nuk duhet të kenë frikë të ecin, të flenë apo të zgjohen në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre. Nuk duhet të jetojnë në panikun e tronditjes së tritolit, krismave të armëve në rrugët ku kalojnë çdo ditë.

Sot, si çdo shkodran tjetër, jam pranë familjes Lici. Por sot Shkodra pyet se kush do të ketë radhën nesër ?!
Kjo, pasi fatkeqësisht është ngjarja e 4-ët e vendosjes së lëndëve plasësë në Shkodër në më pak se dy muaj, ndërkohë që asnjë nga këto ngjarje nuk është zbardhur.

Shkodranët kanë nëvoje për siguri për jetën, për familjen, për bisnesin! Ata nuk kanë nevojë për shoë-n e rradhës dhe as për deklaratat boshe të cilat duket qartë se nuk trembin krimin, mesa duket të veshur me “pushtet” në Shkodër.

Ngjarja e sotme, ashtu si dhe të tjerat më përpara, janë këmbanë alarmi për Shkodrën dhe shkodranët, duhet të jetë këmbanë alarmi për këtë qeveri e cila, nga dita në ditë po jep prova se vetëm krimin nuk e lufton. Ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme në Shkodër, tregojnë më së miri se askush nuk ka frikë nga shteti, sidomos krimi dhe eksponentët e tij. Ndërkohë që tek ata që kanë kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shkodër, çdo ditë është e mbushur me frikë, me ankth për të punuar, për të rritur fëmijët dhe për të jetuar në këtë qytet. Shkodra ka nevojë për siguri dhe rend. Strukturat shtetërore, agjensitë ligjzbatuese e kanë detyrë kushtetuese garantimin e tyre. Por mbi të gjitha, duhet treguar vullnet në përballjen me krimin e eksponentët e tij, vullnet që akoma nuk po ndihet në Shkodër. Si qytetare e parë e Shkodrës, kjo është thirrja ime drejtuar të gjitha institucioneve që duhet ta bëjnë këtë qytet të jetueshëm për banorët e saj.

Kujtojmë këtu se pas disa orësh, ekspertët bënë të mundur heqjen e pakos brenda së cilës kishte rreth 150 gramë tritol. Lënda plasëse u dërgua në laborator për hetime të mëtejshme.

Janë ende të paqarta motivet e këtij akti. E paqartë është ende nëse tritoli nuk shpërtheu apo u vendos vetëm si formë presioni për 46-vjeçarin. Vetë ai u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë konflikt të hapur.

 

Tags: Shkodersituata kriminaleVoltana Ademi

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Kina jep lajmin e mirë për mbarë botën

Kina jep lajmin e mirë për mbarë botën

Kurti: Kam rezerva për marrëveshjet

Kurti: Kam rezerva për marrëveshjet

30 sekonda lëkundje të frikshme/ Tërmeti ‘shkund’ një tjetër shtet

30 sekonda lëkundje të frikshme/ Tërmeti 'shkund' një tjetër shtet







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com