Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talibanët janë drejt rrugës së paqes përfundimisht. Sipas raportimeve, midis palëve është arritur një marrëveshje për një armëpushim 7 ditor. Nëse palët do e respektojnë marrëveshjen, me shumë gjasa SHBA-ja do të tërheqë forcat ushtarake pas dy dekadash luftimesh në Afganistan.
Sipas “Associated Press”, burimeve pranë palëve u kanë treguar që marrëveshja hyn në fuqi nga data 22-29 shkurt. Ky armëpushim një javor do t’i hapë rrugës bisedimeve për paqen që fillojnë më datën 10 mars.
Sipas kësaj marrëveshjeje, talibanët duhet të heqin dorë nga kurdisja e bombave në rrugë dhe kryerja e sulmeve me raketa dhe sulmeve vetëvrasëse ndaj forcave amerikane.