Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si u implikua Jaho Mulosmani në ekzekutimin e Azem Hajdarit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Si u implikua Jaho Mulosmani në ekzekutimin e Azem Hajdarit

Pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Azem Hajdari, Haklaj me Mulosmanin udhëtojnë drejt Tropojës përgjatë gjithë natës. Sipas vendimit final të gjykatës, edhe Jaho Mulosmani ka qëlluar me një pistoletë 9 milimetërshe në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Sot, familja Haklaj, mohon kategorikisht që në vrasjen e Hajdarit të kenë marrë pjesë Mulosmani dhe Çangu.

“Fatmiri mendoi që kur vjen dikush me armë nuk ka rrugë tjetër, edhe Naimi është përpjekur ta ndalojë, edhe sot djemtë e tij janë me PD-në”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Pas ngjarjes, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi me emër si autor të krimit pikërisht Jaho Sali Mulosmanin. Ai, nuk e përmendi fare emrin e Fatmir Haklajt, sa kohë ky i fundit ishte gjallë.

“Jaho ka qenë shef Rendi, ka thënë Jaho Mulosmani, ka dashur ta bëjë politike. Ai e di që Jaho s’ka pasur asnjë ndikim në vrasjen e Azem Hajdarit”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Nuk dihet nëse Berisha i trembej hakmarrjes së Haklajve, apo nuk kishte informacion të saktë mbi autorësinë e krimit. Madje, edhe kur Fatmiri u rikthye në polici në vitin 1999, ai akuzonte Partinë Socialiste se po vishte banditët me uniformë, por emrin e Haklajt nuk e përmendi.

“Kurrë se ka përmendur emrin e Fatmirit, kur u kthye në detyrë akuzonte PS-në, por jo Fatmirin personalisht. Nuk e di a ka pasur frikë Berisha nga familja jonë por sido njeri prej mishi e gjaku edhe Sali Berisha ka frikë”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Mbrëmjen e krimit, Ministri i Brendshëm i asaj kohe i kërkoi shefit të krimeve në Tropojë, Kastriot Gjongecit të verifikonte në kullën e Mulosmanëve në Bujan, prezencën e Jahos. Atje, u del para policëve babai i tij Sali Mulosmani dhe u thotë se Jaho është sëmurë në shtrat dhe nuk mund të dalë. Të nesërmen, Jaho u paraqit në punë në komisariat, pasi kishte udhëtuar përgjatë gjithë natës nga Tirana. Edhe pse sot është pas hekurave, Jaho Mulosmani konsiderohet si një prej njerëzve më të rrezikshëm pranë Haklajve.

“Nuk kemi tentuar për të kontaktuar, nga frika se mund tu ndodhë ndonjë gjë. Po qëndron në burg padrejtësisht Jaho Salihi. Është dënuar me burgim të përjetshëm nga fjala e Sali Berishës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Në lidhje me ngjarjen, janë dënuar edhe vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia, përkatësisht me 25 dhe 20 vite heqje lirie. Ismeti e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale.

Implikimi i tij ishte vetëm udhëtimi në një prej mjeteve me Fatmir Haklajn, nga Tropoja në Tiranë. Ndërkohë, për Izet Haxhinë, në vendimin final të gjykatës thuhej se ai është personi që nxori në pritë Azem Hajdarin. Ai i është dorëzuar autoriteteve pas shumë viteve në arrati dhe është në pritje të rigjykimit.

“Asnjë lidhje s’ka pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve. /Top Channel

Tags: Azem HajdariJaho Mulosmani

TË LIDHURA

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie
Aktualitet

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës
Politikë

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim

21:37 | 05/09/2025
Next Post
Trump dhe kandidati demokrat Bloomberg shkëmbejnë kritika

Trump dhe kandidati demokrat Bloomberg shkëmbejnë kritika

Zylfije Haklaj ‘thyen’ heshtjen: Berisha sponsorizoi blerjen e minave në Serbi

Zylfije Haklaj ‘thyen’ heshtjen: Berisha sponsorizoi blerjen e minave në Serbi

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Zylfije Haklaj tregon detaje tronditëse

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Zylfije Haklaj tregon detaje tronditëse

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash
Kosovo

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

by mirseda
22:52 | 05/09/2025
0

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme....

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com