Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

OBSH: Ka ende shumë pikëpyetje mbi koronavirusin

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
OBSH: Ka ende shumë pikëpyetje mbi koronavirusin

Numri i rasteve të personave të konfirmuar si bartës të koronavirusit në Kinë u rrit me gati 4 mijë ndërsa ai i vdekjeve me rreth 75, brenda një dite. Deri tani shifrat e përgjithshme flasim për mbi 31.200 njerëz të infektuar dhe 636 që kanë humbur jetën. Ndërsa virusi vazhdon të përhapet, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se është ende shumë herët të thuhet nëse shpërthimi i virusit ka arritur pikën kulmore edhe pse të mërkurën numri i përgjithshëm i rasteve të reja ra për herë të parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se shifrat kanë pësuar një rënie të lehtë.

“Kur e shihni këtë grafik duket sikur numri nga dita në ditë po rritet, por shifra aktuale e raportuar sot, në krahasim me numrin e raportuar dje ka pësuar rënie. Nuk do të thotë asgjë, por të paktën nuk po shkojmë në drejtimin e gabuar”, thotë Mike Ryan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Media zyrtare njoftoi se në Wuhan të Kinës një foshnje u diagnostikua me koronavirus 36 orë pas lindjes, i infektuari në moshën me të re deri më tani.

Nëna e foshnjës rezultoi pozitive pas testit për virusin përpara lindjes. Mjeku Zeng Lingkong i spitalit të Fëmijëve në Wuhan tha se është e pamundur të konfirmohet nëse virusi u transmetua në barkun e nënës apo pas lindjes.

“E ndamë menjëherë foshnjën nga nëna pas lindjes dhe po e ushqejmë në mënyrë artificiale”, thotë Zeng Lingkong, i spitalit të Fëmijëve në Wuhan.

Po të enjten një shtetas britanik u konfirmua se ishte prekur nga koronavirusi pas kthimit të tij nga një vend aziatik. Raste si ky tregojnë se rreziku i prekjes nga virusi është i lartë për një zonë më të gjerë.

“Më parë rreziku që dikush të infektohej jashtë Kinës ishte shumë i ulët dhe vetëm në rrethana mjaft të kufizuara këshillonim kryerjen e testeve. Por tani këshillojmë testimin për një zonë më të gjerë gjeografike”, thotë një zyrtar i lartë i shërbimit mjekësor në Londër Chris Whitty.

Zyrtarët kanë ende nevojë për më shumë informacion që do t’i ndihmonte ata t’i jepnin fund përhapjes së mëtejshme të virusit thotë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

“Ne nuk e dimë burimin e shpërthimit, nuk e dimë se cili është rezervuari natyror i tij dhe nuk e kuptojmë siç duhet aftësinë e tij për t’u transmetuar apo shkallën e rrezikshmërisë së tij. Që ta ndalim, kemi nevojë t’u japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve”, thotë Tedros A. Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Kjo është arsyeja thotë ai pse OBSH-ja po organizon një forum botëror disa ditor që do t’i shërbejë identifikimit dhe koordinimit të përpjekjeve në fushën e kërkimit, gjetjes sa më shpejt të jetë e mundur të terapisë apo vaksinës që lufton virusin./VOA

Tags: BurimikoronavirusOBSHPERHAPJApikëpyetje

TË LIDHURA

Mes tensioneve globale dhe presionit ndaj Rezervës Federale, çmimi i arit kap shifra historike
Bota

Mes tensioneve globale dhe presionit ndaj Rezervës Federale, çmimi i arit kap shifra historike

09:19 | 23/01/2026
Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës
Rajoni

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës

09:16 | 23/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Next Post
Meta takon Matthew Palmer në Washington, zbardhet biseda mes tyre

Meta takon Matthew Palmer në Washington, zbardhet biseda mes tyre

Erdogan kërcënon Sirinë: Tërhiqi trupat ose do t’i zmbrapsim ne

Erdogan kërcënon Sirinë: Tërhiqi trupat ose do t’i zmbrapsim ne

Emri/ Policia i bllokon makinën e blinduar “pasanikut” të Shijakut

Emri/ Policia i bllokon makinën e blinduar “pasanikut” të Shijakut







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

343 aplikime për te Forcat e Armatosura përgjatë Fazës I në 2026-ën
Aktualitet

343 aplikime për te Forcat e Armatosura përgjatë Fazës I në 2026-ën

by mirseda
09:25 | 23/01/2026
0

Të dhënat më të fundit nga rekrutimet dëshmojnë një prirje të qëndrueshme pozicite në raportin mes Rinisë...

Mes tensioneve globale dhe presionit ndaj Rezervës Federale, çmimi i arit kap shifra historike

Mes tensioneve globale dhe presionit ndaj Rezervës Federale, çmimi i arit kap shifra historike

09:19 | 23/01/2026
Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës

09:16 | 23/01/2026
Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

09:12 | 23/01/2026
Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

09:06 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com