Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gruaja

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gruaja

Nga: Denis Dyrnjaja

Gruaja!

Në një reagim spontan ndjesor që buronte nga ndjesia si djali i një nëne, burri i një gruaje e babai i një vajze, ndjeva detyrimin për të transmetuar përmes retorikës një mesazh publik për krimin e fundit brenda një familjeje në Durrës, që i mori jetën nënës së 3 fëmijëve duke i lënë ata jetimë.

Shumëkush u solidarizua, dikush më kërkonte zgjidhjet, të tjerë mendojnë se kjo është bla bla-ja e radhës. Nuk dua të merrem me çdo profil opinionesh e drejtë e çdo kujt ta ndjejë e mendojë sipas rastit.

Por për ata që kërkojnë zgjidhje unë kam një mendim, që në një mënyrë a formë është edhe një apel. Dhe ai lidhet me çdo vajzë e grua. Të dashura nëna apo motra, të dashura gra e vajza, çdo krim, akt dhune verbale ose fizike ndaj jush nuk duhet të “vrasë” forcën dhe energjinë tuaj. Mos prisni shtetin, shoqatat, median e sipërfaqshme dhe shpesh të pandjeshme ose të pavëmendshme.

Merrni kontrollin e vetes, partnerit dhe familjes suaj, familjes ku jetoni nën prindërim, ose asaj ku do të shkoni për të prindëruar. Bëhuni ju vetë zëri i emancipimit përmes butësisë gjinore që ju karakterizon si qenie. Fitojeni betejën prej saj. Së pari bëje më të ndërgjegjshëm dhe më të ndjeshëm babain dhe vëllain për veten, motrën apo nënën tënde.

Më mirë se ti ata nuk mund t’i ndërgjegjësojë njeri. Bëhu e dashura, partnerja dhe nesër gruaja e një babai të cilin ti duhet dhe do ta mëkosh se je burimi jetës dhe dashurisë për të dhe familjen. Filloje që nga A-ja se nuk është herezi kur fëmija yt që do të vijë në jetë së shpejti është një vajzë dhe jo djalë. Boll me diskriminim që në barkun e nënës.

Mos lër hapësirë pa transmetuar mendimin se të duash nuk është turp dhe se të falësh edhe kur tjetri gabon është forcë, jo dobësi. Mos shko me vetëdijen tënde te dhuna dhe partneri i dhunshëm me idenë se ajo zhbëhet vetiu me kalimin e kohës. Pranimi i saj nuk është më vetëm problemi i atij që e ushtron, por edhe i yti që e lejon dhe toleron.

Nëse shkon te një partner i dhunshëm me vetëdije, shko me idenë fikse se të pret një betejë e gjatë jo durimi për vuajtjet, por për të tjetërsuar mendësinë e dhunës dhe për të “burgosur” primitizmin dhe arkaizmin e njeriut që zgjodhi zemra, jo mendja jote në një moment të caktuar. Nëse dashuria të fut në kurthin e të panjohurës së errët, hidh dritën tënde ta ndriçosh atë mendje të errët dhe mos e fik dritën edhe për vete, për t’u futur më pas në errësirën që do të të përpijë, jo vetëm jetën tënde, por edhe të fëmijëve të tu.

Bëhu referencë jetësore dhe jo objekt rrethanor shtëpiak. Ti je forca, ti je mendja, ti je energjia, ti je bukuria për çdo kënd që të zgjedh ty, të jesh me të, por jo e tij, si sendi apo sendet rrethanore, ndaj mos i humb koordinatat e tua nëse do që nesër të këtë të ardhme për ty, partnerin ose bashkëshortin tënd e mbi të gjitha fëmijët e tu. Indiferenca është humbja jote, angazhimi është emancipimi, është një betejë e fituar për familjen, për shoqërinë.

 

Tags: Denis Dyrnjajadhunagruaja

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Një tjetër “përbindësh” deti në karantinë, këtë herë në SHBA

Një tjetër “përbindësh” deti në karantinë, këtë herë në SHBA

“Kam fëmijë për të rritur”, Fjodora flet pas lajmeve për vëthët sa një shtëpi

“Kam fëmijë për të rritur”, Fjodora flet pas lajmeve për vëthët sa një shtëpi

Elbasan-Peqin/ Përplasen 3 makina, dyshime për të plagosur

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, humbin jetën dy persona







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com