Bardhosh Mino Lytaj, i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës është lënë në burg me vendim gjykate.
Ai rezulton të jetë dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, për vrasjen e dy turistëve anglezë. Gjithashtu ai akuzohet edhe për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore Bardhoshi është shprehur i revoltuar ndaj vendimit që u mor.
“Kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”, raporton korrespondenti i Panorama në Vlorë.