Koronavirusi i tmerrshëm po vijon të marrë nga dita në ditë dhe më shumë jetë njerëzish. Deri më tani janë raportuar 427 viktima, ndërsa mbi 20 mijë persona të tjerë janë infektuar.
Ndërkohë zyrtarë të Komisionit Nacional për Shëndetësi bëjnë me dije se të gjithë viktimat e koronavirusit duhet të digjen në afërsi të vendit ku kanë vdekur. Sipas autoriteteve kineze, varrimi dhe ritet tjera janë të ndaluara. Trupat e infektuar nuk do të mund të transportohen në një rajon tjetër, e as të varrosen.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupat e viktimave fillimisht duhen dezinfektuar. Më pas ata do të futen nëpër thasë, që do të vulosen nga punonjësit shëndetësor dhe nga ai moment nuk do të hapen më.
Personat që do të merren me djegien e trupave do të jenë të pajisur me rroba speciale dhe mjete të veçanta transportuese.