Një rast i jashtëzakonshëm është regjistruar në Kinë, teksa një grua e prekur nga koronavirusi ka lindur një fëmijë të shëndetshëm.
China Daily bën me dije se rasti ka ndodhur më 30 janar, ndërsa nëna edhe bebja janë në kushte të stabilizuara.
“Lajme të mira! Një grua shtatzënë e infektuar nga koronavirusi i ri ka sjellë në jetë një vajzë që gëzon shëndet të plotë, në një spital të Harbin, në provincën e Heilongjiang, në 30 janar. Si nëna ashtu edhe vajza janë në karantinë”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.
Kujtojmë se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 362, ndërsa më shumë se 17 mijë persona janë prekur.