Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pazari që po fal 84 mln euro tek koncesionari i Rinasit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pazari që po fal 84 mln euro tek koncesionari i Rinasit

Nga Klodian Tomorri 

Në verën e vitit 2018, ministrat respektivë të Infrastrukturës dhe Financave, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj lëshuan një urdhër të përbashkët për auditimin ekonomik të koncesionit të Rinasit. Menjëherë pas urdhrit, qeveria shqiptare dhe kompania koncesionare TIA, ranë dakord që eksperti i pavarur i auditimit do të ishte gjigandi ndërkombëtar BDO.

Pas 6 muaj auditimi intensiv, në janar të vitit të kaluar, BDO e paraqiti raportin në qeveri. Gjetjet ishin tronditëse. Kompania koncesionare kishte fituar 84 milionë euro më shumë nga skenari i miratuar në kontratën koncesionare, ndërsa aksionerët e saj kishin shpërndarë 66 milionë euro më shumë dividentë nga ky skenar.

Në nenin 19.4 kontrata koncesionare e Rinasit I lejon secilës palë që në rast disbalance ekonomike nga skenari bazë të kërkojnë kompesim të plotë. Pra gjetjet e auditimit i jepnin automatikisht të drejtë qeverisë shqiptare të kërkonte 84 milionë euro nga koncesionari i Rinasit. Këto para mund të merreshin në tre forma; direkt në buxhetin e shtetit, duke ulur tarifat për qytetarët ose duke detyruar kompaninë të bënte investimet. E shkruar e zezë mbi të bardhë në kontratën koncesionare.

Në kohën kur BDO dorëzoi raportin, Edi Rama ndryshoi qeverinë. Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u larguan për t’ja lënë vendin Belinda Ballukut dhe Anila Denajt. Megjithatë BDO e paraqiti raportin në një mbledhje të posaçme në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ishin të pranishëm drejtuesit e kompanisë koncesionare, ministri në ikje Gjiknuri, ai i Financave, Arben Ahmetaj si dhe dy zëvendësuesit e tyre, Belinda Balluku dhe Anila Denaj.Pavarësisht tranzicionit të ministrave, qeveria u duk e vendosur të kërkonte mbrpasht paratë që u përkisnin qytetarëve shqiptarë.

Në prill të vitit të kaluar, pas skandalit me vjedhjen e 10 milionë eurove në Rinas, Belinda Balluku kërcënoi publikisht kompaninë koncesionare për prishjen e marrëveshjes së koncesionit duke e akuzuar për cenim të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Po në prill, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, ku autorizoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Avokaturën e Shtetit të pajtonin një konsulent ligjor, i cili do të këshillonte qeverinë se si të rikuperonte 84 milionë euro nga koncesionari.

Sipas kontratës koncesionare fillimisht duhet të nisnin negociatat me kompaninë dhe në rast mosdakortësie, qeveria duhet të shkonte në arbitrazh, ku e kishte fitoren e sigurt. Por nga ky moment ka pllakosur heshtja. Pavarësisht interesimit të gazetarëve për këtë çështje Ministria e Infrastrukturës nuk jep më asnjë shpjegim, madje duke mos ju kthyer përgjigje as kërkesave zyrtare siç e detyron ligji për informimin publik.

Çfarë ndryshoi në marrëdhënien e qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës me koncesionarin? Zyrtarisht nuk ka asnjë përgjigje. Por pak kohë më parë, kompania, që ka me koncesion aeroportin ndryshoi administratorin, një person i konfliktuar disa herë publikisht me ministren e Infrastrukturës. Njëkohësisht, në verën e vitit të kaluar, nisi fluturimet edhe kompania flamur Air Albania.

A ishin këto dy faktorët që vendosën paqen mes qeverisë dhe koncesionarit të aeroportit? Kjo nuk dihet me siguri. Për më tepër këto kanë qenë marrëveshje okulte dhe jo transparente me publikun.

Ajo që dihet me siguri është se koncesionari i aeroportit duhet tu kthejë qytetarëve shqiptarë 84 milionë euro dhe që qeveria është e detyruar me ligj t’i marrë këto para nga koncesionari. Por dikush në qeveri është duke shkelur ligjin dhe duke falur 84 milionë euro, ndoshta me pazare okulte. Dhe ky është një nga skandalet më të mëdha financiare, që ka përfshirë ndonjëherë këtë vend.

Tags: “Rinasit”84 mln euroklodian tomorrikoncesionaripazaripo fal

TË LIDHURA

Digjet makina gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës, dëmtohen dhe dy automjete të tjera
Aktualitet

Digjet makina gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës, dëmtohen dhe dy automjete të tjera

09:28 | 21/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Next Post
Komplikohet situata, Vjosa Osmani nuk pranon pozicionin e kryeparlamentares

Komplikohet situata, Vjosa Osmani nuk pranon pozicionin e kryeparlamentares

Somalia “pushtohet” nga karkalecat, shpall gjendjen emergjente

Somalia "pushtohet" nga karkalecat, shpall gjendjen emergjente

E gjetën në gjendje të rënduar, 53-vjeçari ndërron jetë në spital (Dyshimet)

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Labinot, plagoset zyrtari i lartë grek







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Bllokimi i anijes Touska, SHBA: Transportonte mallra që mund të përdoren në industrinë ushtarake
Bota

Bllokimi i anijes Touska, SHBA: Transportonte mallra që mund të përdoren në industrinë ushtarake

by mirseda
09:45 | 21/04/2026
0

Anija kontejnerë me flamur iranian “Touska” është sekuestruar nga forcat amerikane pranë brigjeve të Iranit, mes dyshimeve...

Osmani publikon letrën që Trump i dërgoi në përfundim të mandatit Keni qenë gjithmonë partnere…

Osmani publikon letrën që Trump i dërgoi në përfundim të mandatit Keni qenë gjithmonë partnere…

09:42 | 21/04/2026
Digjet makina gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës, dëmtohen dhe dy automjete të tjera

Digjet makina gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës, dëmtohen dhe dy automjete të tjera

09:28 | 21/04/2026
Gjykim masiv në El Salvador, 500 të pandehur akuzohen për mijëra krime

Gjykim masiv në El Salvador, 500 të pandehur akuzohen për mijëra krime

09:10 | 21/04/2026
Javë vendimtare në Kosovë, analiza nga DW: President apo zgjedhje të reja?

Javë vendimtare në Kosovë, analiza nga DW: President apo zgjedhje të reja?

09:03 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com