Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa foli publikisht për paketën “Anti-KÇK”, iu bëri thirrje personave të përfshirë në botën e krimit, që të tërhiqen nga ajo rrugë.
Ai theksoi se asnjëherë nuk është vonë për pendim.
“Korrigjoni sulmin e shënjestrave politike. Nuk mund të jetë policia objekt i sulmeve politike. Dhe një thirrje për ata që kanë humbur rrugën e ligjit; asnjëherë nuk është vonë për pendim. Tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar të ardhmen tuaj dhe të të afërmve tuaj dhe fëmijëve tuaj.
Kthjellohuni se keni përgjegjësi për vete dhe për ata që s’ju kanë borxh turpin. Është thjesht çështje kohe; udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq”, tha Lleshaj.