Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“U ble nga Berisha”, ish e dashura e Izet Haxhisë tregon se nga kush mbrohet

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“U ble nga Berisha”, ish e dashura e Izet Haxhisë tregon se nga kush mbrohet

Pasi ka njoftuar ndarjen me Izet Haxhinë, ish e dashura Erjona Parruca Mourlon ka shpërthyer me një tjetër status në Facebook. Në një koment, ajo lë të nënkuptuar se nuk i intereson atë që ajo e cilëson si një shoqëri të sëmurë, e ndërsa ka ardhur koha që të thotë të vërtetën që dhemb.

Shoqërinë shqiptare e cilëson si të pashpirt, që qajnë 5 minuta kur çdo ditë masakrohet një femër nga i dashuri ose burri. Po kështu ajo i ka dhënë një mesazh të fortë të gjithe atyre që e kanë akuzuar se ka qenë e blerë nga politika.

Parruca iu është kthyer atyre që kanë ngritur dyshime për deklaratat e saj, sipas fjalëve që vetë ajo thotë si ‘e blerë nga Berisha’.

“Mua, akuzat për shitje apo blerje nga politika nuk më bëjnë as ftohtë e as ngrohtë”, shkruan ndër të tjera ish e dashura e Izet Haxhisë. Kjo, sipas saj, sepse jeton në një vend që e mbron në çdo mënyrë e me çdo mjet.

Statusi

Shoqeri e semure, sado- mazokiste, maskiliste, pa asnje empati a dhembsuri per njeri – tjetrin…!

Kjo eshte gjysma e shoqerise shqiptare!

Ku viktima diabolizohet, dhe ku djalli hyjnizohet!

Sepse viktimat shumicen e rasteve jane femra!

Dhe i degjojme kendezet: -oh, mire ja beri qe e vrau se e tradhetoi, mire ja beri qe e masakroi psikologjikisht se ja kishte me t’futme!

Pastaj, keta te thekurit e lare me ar ne ndergjegjen e tyre, keta patetiket e peshtire: -Po e denoncon publikisht tani kete Izet «burrin », sepse eshte blere nga Berisha a nga ku di une, aaah, tani qe ja piu lengun, e flaku dhe e shau.. etj, etj..!!
Deri dje e ngriti ne qiell, tani po e shan
(po thote te verteten qe dhemb).

E pastaj habiten (por pa fajesuar veten) se si ndodhi kjo para hundes se te gjitheve! E pastaj habiten e derdhin lote krokodili kur gra te vrara e nena femijesh, duhet te varrosen!
Sepse askush as nuk pa gje, as nuk u interesua, dhe askush nuk e besoi!

-Po te kishte folur, te ishte ankuar- thone ca me pseudo dhembsuri me te keput shpirtin!!

Kujt t i ankohej, kujt?

Juve qe vetem do t a denigronit, do t a fajesonit ate, qe do t a shtynit nje hap me shpejt drejt shkaterrimit te pakthyeshem?

Juve, bashkefajtore te heshtur te nje krimi nen hunden tuaj???

Kur kjo j u ndodh motrave, vajzave tuaja, sigurisht qe te tjeret jane fajtoret!

Por kur i ndodh nje femre tjeter, joooo.. ajo e ka fajin me siguri!

Sepse eshte nje cope femer, e duhet t a mbylle gojen!
Sepse deri dje e ngriti ne qiell e sot po e quan monster!!
Po edhe cfare pastaj?
Kjo eshte menyra perfekte e manipuluesit ndaj viktimes! Mund te zgjase me vite e vite ky tmerr!
Keshtu ndodh gjithmone!
Ne vdo vend!
Shkencerisht e njohur!

Shoqeri e pashpirt, qe qajne 5 minuta kur cdo dite nje femer masakrohet nga i dashuri apo burri, ose kur bejne te verberin e te shurdhurin, kur dhuna psikologjike makabre qe perjetojne cdo dite, i çojne te hidhen nga ballkoni apo ne rrotat e nje makine, te vetvriten…ose te ulin koken e shpirtin e te marrin vetem fryme, por pa qene me njerez!!

Jane ose te cmendura, ose nese marrin guximin ( rralle ndodh) te denoncojne monstrat, jane te paguara nga dikush!

Sic me akuazuan mua, sepse pata forcen te denoncoja!!

A e dini se pse ndodh kjo?

Sepse kane harruar cdo te thote kurajo per veten, cdo te thote respekt per qenien njerezore qe ti je!

Kane harruar qe jeten t a fali nena dhe Zoti,
s ka te drejte te t a shkaterroje e te t a vjedhe askush!
SEPSE ESHTE E JOTJA!!!!

Perverset narsisike nuk jane gjithmone vrases te drejtperdrejte, por vrasesit e drejperdrejte( ata qe nuk kane as piken me te vogel te pendeses) jane gjithmone perverse narsisike!

Mua, akuzat per shitje apo blerje nga politika, nuk me bejne as ftohte e as ngrohte!
Madje, as vaket fare! Po fare, fare!

Sepse kam kushtet e tilla, sepse jam e rrethuar me dashuri e me njerez te vertete qe me duan!
Sepse jam ne nje shtet qe me mbron me cdo menyre e me cdo mjet!

Sepse kam nje jete te mire te siguruar me mendjen dhe djersen time!

Shume prej simotrave te mia, nuk e kane kete luks.. Dhe durojne e durojne!

E duke pare qe dikush si une, denoncon publikisht e menjehere akuzohet per shtiblerje, per kurvllik, per perfitim te turpshem, mendojne se ato vete qe s kane asnje mbrojtje- me siguri s do te kene asnje shans qe dikush t i besoje!

Dhe rrine ashtu, te plagosura, te gjakosura ,te izoluara, te fyera….

Per shoqerine, kjo eshte nje vrasje e e paralajmeruar!

Me e frikshmja dhe satanikja, qendron ne faktin qe edhe shume gra bashkohen me kete turme vrastare… Ndoshta nga frika e pasqyres se jeteve te tyre, ndoshta nga frika…

Por s ka rendesi! Nje grua me pak a me shume, s i intereson askujt me teper se 2 dite! Do qajme pak, do flase pak Fevziu apo terci- verci e kaq.. iku tani!

Dhuna fizike vret!
Dhuna psikologjike vret po njesoj!
Mos heshtni!
Edhe sikur askush te mos j u besoje, keni bere detyren ndaj jetes tuaj!
MOS HESHTNI NDAJ DHUNES!!!

Tags: BerishaErjona Parruca MourlonIzet Haxhia

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
SHBA-ja “flirt” me Bjellorusinë, Pompeo viziton Minskun

SHBA-ja “flirt” me Bjellorusinë, Pompeo viziton Minskun

VIDEO/ Çfarë do ndodhë nëse kapeni me celular gjatë provimeve të maturës

VIDEO/ Çfarë do ndodhë nëse kapeni me celular gjatë provimeve të maturës

Gripi sezonal merr përmasat e epidemisë në Greqi, 21 të vdekur

Gripi sezonal merr përmasat e epidemisë në Greqi, 21 të vdekur







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com