Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kush do ta zëvendësojë Vladimir Putin

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kush do ta zëvendësojë Vladimir Putin

Nga Alec Luhn “Politico.eu”

Gara se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë, tashmë ka filluar. Ndryshimet kushtetuese që Vladimir Putini njoftoi në fillim të këtij muaji, ngritën më shumë pikëpyetje, sesa dhanë përgjigje. Por ato sugjerojnë, se ai duhet të zgjedhë dikë që ta zëvendësojë, kur të mbarojë mandati i tij si president në vitin 2024.

Ndryshimi i propozuar, e pengon Putinin të mbetet në pushtet pas vitit 2024. Por sistemi është i tillë, që ndërsa Putini një ditë mund të largohet, Putinizmi do të vijojë të qëndrojë në krye. Putini pritet të marrë postin e kryetarit të Këshillit të Shtetit – një bord këshillimor presidencial, që do të përfshihet në kushtetutë, dhe që do të jetë i pajisur me kompetenca të paracaktuara, për të “përcaktuar drejtimet kryesore të politikës së brendshme, të jashtme dhe asaj socio-ekonomike”.

Kjo do t’i jepte mundësi Putinit, të mbante të paktën një gisht në “timonin’ e shtetit, edhe kur të jetë larguar nga posti më i lartë i vendit. Meqë një veprim i tillë, do ta linte me më pak pushtet zyrtar, Putin ka të ngjarë të zgjedhë një pasardhës besnik, për t’u siguruar se Rusia do të ndjekë kursin që ai ka përcaktuar, thonë analistët. Dhe ja cilët janë pretendentët e mundshëm:

Mikhail Mishustin

Emërimi i tij si kryeministër, i kapi të gjithë në befasi. Ish-kreu i përgjithshëm i tatimeve, është anëtar bordi në ekipin e hokejit CSKA e Moskës, ku bën pjesë edhe vetë Putini. Në moshën 53 vjeç, Mishustin është në ngjitje të karrierës së tij. Por sfida e tij është rritja ekonomike, lufta ndaj korrupsionit të shumëpërhapur, dhe përmirësimi i standardeve të jetesës për rusët e thjeshtë. Suksesi i tij, do të përcaktojë edhe shanset që ka për t’u bërë president.

Sergei Sobjanin

Kryetari i Bashkisë së Moskës, 61-vjeç, është parë prej kohësh si një ndër politikanët më me ndikim në vend. Ai njihet si njeriu i afërt i Putinit, dhe në kohën kur ky ishte kryeministër, ai mbajti postin e zv/kryeministrit. Buxheti i bashkisë së Moskës, është shumë i madh se i çdo qyteti tjetër, dhe Sobjanin ka zbatuar një program të gjerë rindërtimi, për ta shndërruar kryeqytetin rus në një qytet modern evropian.

Sergei Shoigu

E vetmja figurë politike po aq popullore sa edhe Putini. Ministrin e Mbrojtjes, rusët e kanë renditur si udhëheqësin më të madh ushtarak i vendit pas gjeneralit të Luftës së Dytë Botërore, Georgi Zhukov. Ai ka qenë funksionar i lartë i Partisë Komuniste, dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik, pati një rol kryesor në mbajtjen në orbitën e Moskës të disa rajoneve rebele. Shoigu i kalon rregullisht pushimet verore, bashkë me presidentin Putin në rajonin e Tuvas.

Burokratët

Funksionari i lartë i Kremlinit, Andrei Belousov, 60 vjeç, konsiderohet një pasardhësi i mundshëm i Putinit. Ai u emërua javën e kaluar zv/kryeministër i parë, i njëjti pozicion nga ku Medvedev u katapultua si president.

Belousov ka qenë ndihmësi ekonomik i Putinit në vitin 2013, dhe u zgjodh kryetar i bordit të kompanisë shtetëror të naftës, Rosneft. Ai bie dakord me botëkuptimin e Putinit, se Rusia është e rrethuar nga një “tufë armiqsh”.

Një tjetër pretendent është Dimitri Kozak, 61 vjeç, zëvendëskryeministri që drejtoi përgatitjet për Olimpiadën e Soçit, e cila vlerësohet se kushtoi mbi 50 miliardë dollarë. Ai mund të marrë së shpejti drejtimin e republikave të shkëputura pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Kandidatë të tjerë janë zv/kryeministri i ri Marat Kusnulin, dhe Vladimir Medinski, ish-ministri Kulturës, sot ndihmësi i Putinit për kulturën. Ndërkohë zërat përmendin edhe emrin e Igor Krasnov, aktualisht Prokuror i Përgjithshëm.

Truprojat

Në vitin 2016, Putini nisi të emërojë ish-truprojat e tij si guvernatorë rajonalë. Kjo gjë nxiti spekulime të vazhdueshme, se ata do të ishin pasardhësin e tij të mundshëm. Guvernatori i rajonit të Tulas, Aleksei Djumin, ka qenë truprojë e Jelcinit dhe më pas e Putinit, përpara se të promovohej në detyrën e nënkryetarit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, ku thuhet se luajti një rol kryesor në aneksimin e Krimesë.

Shanse ka edhe Dimitri Mironov. Ai shërbeu për pak kohë në KGB, para se të hynte në shërbimin sekret rus në vitin 1991. Nga viti 2013, mbajti poste të nivelit të larta në Ministrinë e Bbrendshme, para se të emërohej guvernator i Jaroslavll.

Dy të tjerët, Sergei Morozov dhe Jevgeni Ziniçev, ish-pjesëtarë të gardës federale, u emëruan guvernatorë në Astrakhan dhe Kaliningrad. Putin i mban shumë pranë ish-truprojat e ti, ndaj ata mund të konsiderohen ndër pasardhësit e tij të mundshëm./TIRANA TODAY

Tags: BUROKRATETkushputintruprojatzëvendësojë

TË LIDHURA

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës
Bota

Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

19:55 | 23/02/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%
Bota

Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%

17:36 | 23/02/2026
Next Post
“Më kryqëzuat si ‘tradhtar, qen e djall’”/ Rama mesazh për kritikët e Shengenit

Rama jep lajmin e mirë: Miratohet ligji “AntiKÇK”

Pranga ish-zyrtarit të komunës Theth, arsyeja

Pranga ish-zyrtarit të komunës Theth, arsyeja

Miratimi i ‘anti-kçk’/ Gjonaj: Ja kush është nën shënjestrën e këtij ligji

Miratimi i ‘anti-kçk’/ Gjonaj: Ja kush është nën shënjestrën e këtij ligji







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com