Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Foto të rralla/ Si u grabit ari i zi i Kuçovës nga italianët

6 vjet ago
in Aktualitet, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Foto të rralla/ Si u grabit ari i zi i Kuçovës nga italianët

Historia e shfrytëzimit të naftës në Shqipëri ka një kronikë jo më shumë se një shekullore. Puna e mirëfilltë shkencore ka nisur pas krijimit të shtetit të ri shqiptar, që në vitin 1913. Ishin italianët ata që regjistruan daljet e naftës në perëndim të Kuçovës, në Selenicë, në Patos dhe rreth vitit 1914, gjeologët e ushtrisë italiane që ishte stacionuar në Sazan, vunë re në det shenja nafte dhe duke i gjurmuar këto shenja, vunë re se ato vinin nga lumi i Shushicës, i cili kalon në Drashovicë.

Natyrisht italianët, si të parët, si fqinjë dhe vend industrial me zhvillime të shpejta, janë treguar mjaft të interesuar për të, dhe në vitin 1914 vendosën të shpojnë pusin e parë, i cili u quajt Rexhina Maria, në nderim të mbretëreshës së Italisë me të njëjtin emër.

Pusi i parë është shpuar deri në rreth 200 metra dhe dha naftë shumë të mirë. Pas këtij rezultati italianët filluan të kenë një interes të jashtëzakonshëm, dhe nga viti 1924, në një kongres ndërkombëtar, u bënë të njohura shenjat e naftës në vendin tonë që ishin në Patos, Kuçovë dhe Drashovicë.

Në vitin 1925 kur u formua qeveria e Ahmet Zogut, qeveritë e shumë vendeve evropiane, si ato angleze, italiane, franceze, kanë ardhur dhe kanë kërkuar koncesione, madje edhe iu është dhënë një sipërfaqe e konsiderueshme që nga Tepelena, Memaliaj e deri në Shkumbin, sipërfaqe në të cilën përfshiheshin edhe daljet sipërfaqësore të bitumeve. Janë të panumërta korrespodencat mes ambasadorëve tanë në vendet perëndimore dhe përfaqësuesve ligjorë të shtetit shqiptar, deri te Kryeministri e Mbreti Zog, të cilët interesoheshin për naftën shqiptare, për të pasur një dominim të tyre në Shqipëri.

Në vitet 1930-1932 italianët morën në dorë të gjitha kërkimet e naftës në Shqipëri dhe deri në çlirimin e vendit ata organizuan dhe drejtuan të gjitha kërkimet e naftës dhe hodhën bazat e zbulimeve-citon politico.al.

Në 1927 filluan shpimet e para në Kuçovë, ku në 1934 erdhi një gjeolog botërisht i njohur, Stanislav Zuber, polak me origjinë, por ishte i angazhuar nga shoqëria italiane e naftës, A.I.P.A. Ai ka zbuluar Kuçovën, e cila filloi të prodhojë naftë, e cila transportohej në Itali. Deri në vjeshtën e vitit 1943, ky vend realizoi një prodhim maksimal të naftës deri në 200 000 ton.

“Në vitin 1932 Konti Çiano vajti në Berat, për të vizituar puset naftëmbajtëse që atje ishin afër. U prit nga kryetari i shoqërisë A.I.P.A., inxhinier Jakobini, si edhe nga punëtorët, në shumicë shqiptarë, që e brohoritën”, dëshmon Francesko Jakomoni në kujtimet e tij.

Në vitin 1935 u ndërtua në Kuçovë i pari naftësjellës që e dërgonte naftën në Vlorë, në një largësi 74 km, me anë të një tubacioni 200 mm, me katër stacione ndërmjetëse.

Po sipas Jakomonit, “në ditarin e tij Çiano shkruante më 5 shkurt 1939 se duhej nxituar për një veprim në Shqipëri dhe në një mendje me Musolinin, thoshte se kjo kohë veprimi duhej vendosur në javën e Pashkëve, sepse nuk i duhej lënë kohë Qeverisë jugosllave që të forcohej në fushën politike, diplomatike dhe ushtarake. Ai ishte i vendosur që të vepronte sa më shpejt në Shqipëri, sepse kishte marrë vesh nga ambasadori ynë në Berlin se Gjermania kishte ndërmend të vinte duart në naftën shqiptare.”

Në vitin 1943 italianët kishin shumë nevojë për naftë dhe u detyruan të ngrinin një uzinë përpunimi në Kuçovë dhe thuhet që plotësonin ato pak nevoja që kishin. Por, pas kapitullimit, kur ikën, italianët hodhën në erë gjithçka. Fotot janë marrë nga albanianews

 

Tags: ari i ziberatgrabitjeitalianëtKuçovënafte

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Si vdiq heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Si vdiq heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Në kërkim prej muajsh, kapet 33-vjeçari i rrezikshëm

U mor peng në Kamëz, policia njofton vdekjen e Jak Prengës

Ekzekutoi 5 policë në masakrën e Urës Vajgurore/Kërkesa e të arratisurit në SHBA

Ekzekutoi 5 policë në masakrën e Urës Vajgurore/Kërkesa e të arratisurit në SHBA

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com