Sapo ka përfunduar takimi mes krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekje për të formuar koalicionin bashkëqeverisës.
Raportohet se dy palët kanë shfrytëzuar dalje tjera të Kuvendit të Kosovës, teksa gazetarët kanë qenë duke qëndruar në hollin e këtij institucioni.
Në rreth dy orë e gjysmë diskutime nuk dihet nëse është arritur marrëveshja bashkëqeverisëse, apo jo.