75 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, rrënojat e luftanijes amerikane USS Indianapolis të fundosur në fund të Oqeanit Paqësor nuk janë zbuluar, dhe të vetmet dëshmi për fundin e saj të tmerrshëm janë dhënë nga kujtimeve e treguara nga 316 të mbijetuarit e saj.
Zbulimi i mbetjeve të anijes këtë fundjavë zgjidh një mister të gjatë.
Pjesët e kruizerit të Marinës së SHBA u gjetën në Detin Filipine nga një ekspeditë e udhëhequr nga njëri prej themeluesve të i Microsoft-it, Paul Allen. Ekspedita ka vendosur ta ruajë vendin e saktë të rrënojave.
Si u fundos?
30 korrik 1945. Një kruizer lundron i vetëm nga ishulli i Guamit për në Filipine. Papritur dy shpërthime shqyen direkun e anijes. Anije filloi të lëkundej dhe brenda 12 minutave ajo fundoset duke mos lënë asnjë gjurmë.
Vetëm disa ditë më parë, kruizeri USS Indianapolis kishte përmbushur, ndoshta, një nga misionet më të rëndësishme të Luftës së Paqësorit. Kjo anije kishte dorëzuar pjesë ndërtimi të bombës atomike, duke përfshirë edhe lëndën Uranium-235.
Destinacioni i dërgesës ishte ishulli Tinian. Menjëherë pasi e dërgoi në ishull, USS Indianapolis mori urdhra të reja, kruizeri duhej të bashkohej me USS Idaho në gjirin Lejt në Filipine. Këtu ajo pikaset nga nëndetëset japoneze.
Indianapolisi ishte e pa eskortë dhe pa asnjë detektor nëndetësesh. Mendohet se ajo u fundos me një shpejtësi të atillë sa që nuk pati kohë të lajmëronte për ndihmë. Por kur ndihma erdhi me 2 gusht, ekuipazhi i mbetur kishte qëndruar aty për tre ditë.
Nga 1.196 marinarë 900 prej tyre u hodhën në det duke lënë pas të vrarët, vetëm 317 marinarë mbijetuan.
Pothuajse 600 njerëz u vranë, vdiqën nga sulmi i peshkaqenëve por edhe nga dehidratimi, të gjitha këto skena dhe në veçanti sulmi i peshkaqenëve na jepen të qarta në filmin të dedikuar për humbjen e Indianapolisit, USS Indianapolis: Men of Courage, me aktor kryesor Nicolas Cage.
Katastrofa e Indianapolisit mbetet sot një nga katastrofat më të madhe detare në historinë amerikane.
Itinerari i USS Indianapolisit
17 korrik: Nis lundrimin nga San Franciskoja duke mbajtur pjesë të bombës atomike Little Boy.
19 korrik: Mbërrin në Përl Harbur.
26 korrik: Dorëzon dërgesën në Tinian dhe largohet nga Guami për të marrë urdhra të reja.
27 korrik: Udhëton drejt Filipineve.
30 korrik: Sulmohet nga nëndetësja japoneze I-58.
2 gusht: Të mbijetuarit gjenden nga aviacioni amerikan, fillon shpëtimi.