Mediat ndërkombëtare raportojnë që është rritur numri i viktimave nga virusi misterioz kinez. Teksa mbrëmë u raportua për 56 viktima, mësohet se gjatë 12 orëve të fundit numri është shtuar dhe ka arritur në 81 viktima nga koronavirusi kinez.
Kina ka futur në karantinë mbi 60 milionë njerëz. Raportohet se deri tani janë të prekur nga virusi rreth 3000 persona. Ajo që është shqetësuese është fakti se virusi tashmë që ka arritur një numër të lartë të prekurish, po përhapet me një shpejtësi të frikshme.
Autoritetet kineze kanë bllokuar transportin publik dhe tregjet në shumë provinca dhe po përpiqen të kundërpërgjigjen. Deri tani dy zonat më problematike mbeten qyteti i origjinës wuhan dhe krahina Hubei, shkruan “Reuters”.