Si pasojë e virusit vdekjeprurës, 15 qytete në Kinë janë izoluar.
Popullsia e këtyre qyteteve arrin në një total prej 57.2 milion banorësh.
Në Wuhan, popullsia e të cilit është 11 milion banorë dhe afër Huanggang me një popullsi prej 7.5 milion banorë, marketet dhe kinematë janë mbyllur.
Rrugët janë të bllokuara, gjithashtu edhe transporti hekurudhor si dhe ai ajror.