Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta për “The Times of Israel”: Një nga mësuesit e mi më të mirë ka qenë hebre

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta për “The Times of Israel”: Një nga mësuesit e mi më të mirë ka qenë hebre

Presidenti Ilir Meta përgjatë një interviste për “The Times of Israel” në Jeruzalem ka deklaruar se Izraeli duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se miqësia Kosovë-Izrael është shumë e mirë dhe se duhet të finalizohet me njohjen e Kosovës.

Po ashtu Presidenti thotë se miqësia izraelito- shqiptare u shfaq gjatë tërmetit të 26 nëntorit kur Izraeli nuk ngurroi të dërgojë ndihma, ekipe shpëtimi dhe ekipe vlerësimi të banesave për të ndihmuar shqiptarët.

Meta po ashtu ka nxjerrë dhe një fakt interesant se një nga mësuesit e tij më të mirë ishte hebre, Marinela Dokle.

Për negociatat, Meta ka thënë se është një ëndërr shumë e madhe e Shqipërisë dhe thotë se BE bën mirë të njohë sa më shpejt metodën e re të zgjerimit e cila u kërkua nga Presidenti francez Macron vitin e kaluar.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:

Gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”, ka intervistuar Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, për gazetën me te madhe izraelite “The Times of Israel”. Luxner shkruan rregullisht për “The Times of Israel” dhe “Washington Diplomat” dhe media të tjera ndërkombëtare.

ARTIKULLI I I “THE TIMES OF ISRAEL”:

Drejtuesit e 49 vendeve u bashkuan këtë javë në Jeruzalem për ceremonitë që shënuan 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Por vetëm Shqipëria mund të pretendojë se kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore, se sa kur filloi ajo.

Mbrëmjen e së enjtes, unë pata një bisedë të gjatë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, që përfshinte një sërë çështjesh, përfshirë këtu dhe vizitën 2-ditore në Izrael.

“Unë jam këtu sepse nuk duhet të harrojmë kurrë”, tha Presidenti Meta, duke nisur intervistën tonë ekskluzive 45-minutëshe.

“Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregojmë solidaritetin tonë me ata që vuajtën kaq shumë dhe humbën jetën gjatë Holokaustit.

Ne gjithashtu duam të nderojmë të mbijetuarit që dëshmuan këtë gjenocid dhe t’i dërgojmë një mesazh të qartë kujtdo që promovon përjashtimin, urrejtjen dhe dhunën se antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Në këtë Forum unë përfaqësoja Shqipërinë, e cila ishte unike jo vetëm për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve të saj, por edhe për mbrojtjen e mijëra hebrenjve të tjerë që erdhën në Shqipëri nga vende të ndryshme për të mos u shfarosur”.

Pohimi i Presidentit Meta mbështetet në fakte solide historike. Pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë mbijetuan nga pushtimi nazist gjerman falë myslimanëve dhe të krishterëve vendas, të cilët gjithashtu strehuan mijëra refugjatë hebrenj në shtëpitë e tyre, shpesh pa marrë parasysh sigurinë e jetës.

“Ishte detyrimi ynë për ta bërë këtë. Por ne shpresojmë që kjo lidhje e madhe midis kombeve tona do të rezultojë në një marrëdhënie më produktive për të ardhmen. Ne mund të mësojmë shumë nga Izraeli dhe gjithashtu të jemi partnerë shumë efektivë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, sepse përballemi me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”, tha Presidenti Meta.

Vizitë historike

Kjo është vizita e dytë e Presidentit Meta në Izrael; e para e tij ishte si Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, në vitin 2014. Këtë herë, ai jo vetëm që u takua me homologun e tij, Reuven Rivlin, por e ftoi në Shqipëri.

Nëse Rivlin do ta bëjë vizitën këtë vit, siç edhe pritet, ai do të bëjë histori si Presidenti i parë izraelit që viziton zyrtarisht Shqipërinë.

I ndjeri Shimon Peres udhëtoi për në Tiranë në 1994, tre vjet pasi të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike, por si Kryeministër, jo si President. Në korrik 2018, zyrtarët në kryeqytetin shqiptar i kushtuan një memorial në kujtim të tij.

Presidenti Meta tha se duhet të bëhet një dallim i qartë midis politikave armiqësore anti-Izraelite të diktaturës tiranike të Enver Hoxhës dhe ndjenjave të njerëzve të zakonshëm ndaj hebrenjve.

“Megjithë retorikën e regjimit komunist kundër Izraelit gjatë asaj kohe, populli hebre në Shqipëri ishte shumë i respektuar dhe i integruar mirë në vendin tonë. Një nga mësuesit e mi më të mirë, Marlena Dojaka, ishte hebreje, dhe ne jemi akoma në kontakt. Hebrenjtë ishin ndër intelektualët më të mirë të Shqipërisë”, tha Presidenti Meta.

Kur komunistët u rrëzuan në fillim të viteve 1990, praktikisht të gjithë hebrenjtë emigruan në Izrael. Sot, ata dhe pasardhësit e tyre këtu numërojnë rreth 550 veta, tha drejtuesja e komunitetit Felicita Jakoel, e cila ishte midis një përfaqësuesve të bashkësisë izraelito-shqiptare për t’u takuar me Presidentin Meta para intervistës time.

Organizuesi i atij takimi ishte Bardhyl Canaj, ambasadori i Shqipërisë në Izrael.

“Nëse ne tolerojmë antisemitizmin, ai mund t’i rrezikojë të gjithë, jo vetëm hebrenjtë. Gjatë Holokaustit, gjashtë milionë hebrenj u vranë. Por, të gjithë që i ‘braktisën’ hebrenjtë, në fund e kuptuan se kushdo mund të jetë viktimë e politikave të tilla”.

Përpjekjet për rikuperimin e tërmetit vazhdojnë

Meta tha se miqësia e Izraelit me Shqipërinë u shfaq më 26 nëntor 2019, kur republika Ballkanike u godit nga një tërmet 6.4 ballë që vrau 51 njerëz.

IDF (ushtria izraelite) menjëherë dërgoi një ekip të specializuar për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të përcaktuar nëse banesat dhe ndërtesat nga ana strukturore ishin të sigurta pas tërmetit.

“Ka pasur dëme të mëdha, dhe për fat të keq patëm 51 jetë të humbura gjatë kësaj tragjedie”, tha Meta.

“Por ne jemi të vendosur për t’u përballur me këtë krizë humanitare dhe kemi dhënë ndihmë për të gjithë njerëzit që vuajtën gjatë këtij tërmeti”.

Më 17 shkurt, donatorët ndërkombëtarë do të takohen në Bruksel, për të diskutuar një paketë ndihme masive për Shqipërinë, e cila pësoi një humbje ekonomike të vlerësuar prej 1 miliard eurosh. Presidenti tha “ne do të rregullojmë buxhetin tonë në përputhje me rrethanat”.

I pyetur se çfarë i bëri përshtypje më shumë për dy ditët e tij në Izrael, Meta u përgjigj shpejt: Shkolla “Lauder” e Qeverisë, Diplomacisë dhe Strategjisë – një departament i IDC Herzliya.

“Më thanë që disa dekada më parë, shkolla përbëhej nga vetëm disa ambiente të vjetra. Por falë vizionit të Izraelit për të promovuar arsimimin e standardeve më të larta, ai u shndërrua në një institucion udhëheqës – jo vetëm në Izrael, por ndërkombëtarisht,” tha ai. “Kjo është fuqia e transformimit që ka populli izraelit, dhe kjo është diçka që duhet të mësojmë si shqiptarë, si ta transformojmë vendin tonë në të ardhmen”.

KOSOVA

Një nga qëllimet e gjata të Shqipërisë është të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Por kjo ëndërr ende nuk është realizuar.

Rruga për në Bruksel ka qenë e mbushur me pengesa, dhe e fundit erdhi në mes të tetorit 2019 kur Macron bllokoi në mënyrë të efektshme të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me arsyetimin se nuk kishin bërë sa duhet në lidhje me politikat ekonomike, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësuar në BE”, deklaroi Meta. “Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, dhe shpresojmë që kjo metodologji të rishqyrtohet shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE-në dhe shpresojmë që së shpejti do t’i hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Para se të përfundoja intervistën tonë, unë e pyeta Presidentin Meta nëse Shqipëria po punon me qetësi prapa skenave për të nxitur vendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy miqve të saj më të mirë: Kosovës dhe Izraelit.

“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen”, tha Presidenti Meta.

Tags: hebremesuesMetathe times of israel

TË LIDHURA

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas
Politikë

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Flakët përfshijnë një pikë bombolash gazi tek “Myslym Shyri” (FOTO)

KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe dy përgjegjësa të ALUIZNI-t Tirana Jug

KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe dy përgjegjësa të ALUIZNI-t Tirana Jug

Kina në alarm/ 57.2 milion banorë izolohen nga virusi misterioz

Kina në alarm/ 57.2 milion banorë izolohen nga virusi misterioz







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com