Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe dy përgjegjësa të ALUIZNI-t Tirana Jug

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe dy përgjegjësa të ALUIZNI-t Tirana Jug

KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin dhe dy ish-specialistë të ish- Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Jug.

Më saktë janë kallëzuar I.SH ish- Drejtor dhe A.A e I.K, ish-ish përgjegjës legalizimi.

Pasi ka kryer auditimin në ish- Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug për periudhën 2016- 31 tetor 2018, KLSH ka konstatuar këto shkelje nga ana e tre ish-zyrtarëve.

NJOFTIMI PËR SHTYP: “KLSH KALLËZON NË PROKURORI ISH DREJTORIN DHE DY ISH PËRGJEGJËS SEKTORI TË LEGALIZIMIT NË ISH –DREJTORINË RAJONALE TË ALUIZNIT TIRANA JUG.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr.1279/1, datë 16.11.2018, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, me objekt: “Auditimi përputhshmërie për vitin 2016 -31.10.2018”.

Me Vendimin nr.68, datë 13.09.2019 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr.1279/7 datë 16.09.2020, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në legalizime, për shkeljet:

– Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Jug në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Në kualifikimin e objekteve informale, ka dërguar pranë Bashkisë Tiranë, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për 4221 objekte informale dhe pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj për dalje me vendim kualifikimi për 4017 objekte informale duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 161,317,255 lekë

– Janë lëshuar 4221 leje legalizimi për objektet informale të legalizuara, nga këto 2101 leje legalizimi ose rreth 50 % e tyre lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave” referuar V.K.M. nr.954, datë 25.11.2015 dhe V.K.M. 1095, datë 28.12.2015”.

Nga 2101 leje legalizimi në momentin e auditimit për 213 leje legalizimi konstatohet se ka miratim të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, ndërsa për 1888 leje legalizimi në momentin e auditimit nuk ka VKM për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore ose në mungesë të ardhura në vlerë 1,059,959,811 lekë + bono privatizimi (1,216,148,000 lekë – 156,188,189 lekë ).

-Janë nxjerrë nga arkiva dhe ka kryer verifikimet ne teren, hartuar gen planet, planimetritë për 4107 objekte informalë të vetëdeklaruar si ndërtime pa leje, por nuk ka vazhduar procedurat e kualifikimit dhe pajisjet me Leje Legalizimi për këto subjekte.

–Në 25 rastet“Procesverbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesë në ndërtimin me leje”, nuk është i plotësuar sipas kërkesave ligjore.

– Për 31 dosje të objekteve rezultoi se ka mangësi në dosje të dokumentacionit të kërkuar ligjor si vetëdeklarimet dhe ose nuk disponohet dosje të hapur.

– Në 12 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cënuar trupi i rrugës ku sipas Gen Planit të administruar në dosje rezulton se objektet bien mbi projektit infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, ndërkohë që në dosje nuk ka korrespodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie mbi projektin infrastrukturor;

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit të ndërtuar më pas nga periudha e deklaruar në vetëdeklarim, ku referuar imazheve nga gjeoportali asig.gov.al, rezulton se nuk ka ndërtim në vitin 2007, ndërkohë që sipas imazheve dixhitale dhe në vitin 2010, i deklaruar si viti ndërtimit në vetëdeklarimin nr. 1219, objekti nuk rezulton i përfunduar.

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit “Lana”, në dosje nuk ndodhet dokumentacion justifikues për këtë qëllim.

– Në 3 raste sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, statusi i pronës, rezulton se objekti është të një parcelë ndërtimore në pronë të Kryegjyshatës, pasi nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit të pronës nga punonjësit e autorizuar, rezulton se objektet informalë, ndodhen mbi pasurinë “Truall” me sip. 33073 m2 në pronësi të Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, konkretisht për : I.SH ish Drejtor dhe A.A e I.K, ish-ish përgjegjës legalizimi. për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal,, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr.1279/9, datë 20.09.2019, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për shkelje të ligjit të legalizimeve, etj., duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse”. /BW

Tags: ALUIZNIish-drejtorklshtiranajug

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Kina në alarm/ 57.2 milion banorë izolohen nga virusi misterioz

Kina në alarm/ 57.2 milion banorë izolohen nga virusi misterioz

SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani

SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani

Pamjet e trishta nga Kina, Wuhan shndërrohet në qytet “fantazmë”

Pamjet e trishta nga Kina, Wuhan shndërrohet në qytet “fantazmë”

JU REKOMANDJOMË

Luf*a kundër terrorizmit, Kim vlerëson me çmimin e veçantë zyrtarin shqiptar

Luf*a kundër terrorizmit, Kim vlerëson me çmimin e veçantë zyrtarin shqiptar

1 vit ago
Kosovë/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ministrit në detyrë

Kosovë/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ministrit në detyrë

3 vjet ago
Aksident automobilistik në rrugën “Sali Berisha”, 4 persona të plagosur rëndë

Aksident automobilistik në rrugën “Sali Berisha”, 4 persona të plagosur rëndë

6 vjet ago
FOTO/ Nuk do e njihni Sadnën, shikoni si është shpërfytyruar aktorja

FOTO/ Nuk do e njihni Sadnën, shikoni si është shpërfytyruar aktorja

4 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com