Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Fiskalizimi nis nga 1 shtatori 2020, publikohet varianti final i ligjit

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fiskalizimi nis nga 1 shtatori 2020, publikohet varianti final i ligjit

Një nga nismat më të debatuara të vitit 2019, ai për fiskalizimin, pritet të konkretizohet në vjeshtën e këtij viti me fillimin e zbatimit dhe shtrirjen në disa faza. Varianti final i ligjit i miratuar në Kuvend dhe publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon hyrjen në fuqi të tij 15 ditë më pas çka përkon me javën e parë të muajit shkurt. Konkretisht ligji në parashikon që për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë,  të shtrijë efektet fillojnë më 1 shtator 2020.

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021 kurse Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

Në fund për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

Tek dispozitat kalimtare ligji parashikon që  për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31 mars 2020, tatimpaguesit e rinj të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe administratës tatimore, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31.3.2020, për çdo transaksion me para në dorë, lëshojnë faturë ose kupon ose dëftesë tatimore, si dhe dorëzojnë librin e blerjeve dhe librin e shitjeve, në formën dhe procedurën e përcaktuar në këtë ligj dhe/ose legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

“Nga data 1 prill 2020 deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, këta tatimpagues mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, subjekt i këtij ligji, të cilët kryejnë transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

Për periudhën, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të cilët kryejnë transaksione pa para në dorë, zbatojnë të gjitha detyrimet, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar.  Tatimpaguesit dhe administrata tatimore marrin të gjitha masat për kryerjen e testimit të sistemit elektronik, lidhur me procedurat e fiskalizimit të lëshimit të faturave, sipas parashikimeve të kreut V dhe nenit 18, të këtij ligji, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji” nënvizon ligji.

Ligji për faturën dhe sistemin e monitorimit shoqërohet edhe me një sërë aktesh nënligjore që kanë në fazë konsultimi. Projekti për fiskalizmin është pritur me rezerva në disa raste për shkak të kostove që paraqet she sfidës së zbatimit ndërkohë që lidhur me objektivin që ka ai është vlerësuar si pozitiv. Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që 80 mijë subjekte të kalojnë nga sistemi aktual i kasave në atë të fiskalzimit./Monitor

Tags: finalfiskalizimiligjinispublikohetShtatorvarianti

TË LIDHURA

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!
Aktualitet

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

13:06 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Aktualitet

Rama tregon kushtin: Asnjë kandidat për kryetar bashkie s’do të rikandidojë pa këto kushte.

13:00 | 21/03/2026
Rama: gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Një avion dhe asnjë “tradhtar” mes Prishtinës e Beogradit

Një avion dhe asnjë “tradhtar” mes Prishtinës e Beogradit

Aksion i gjerë në Tiranë e disa qytete, pranga 4 anëtarëve të grupit kriminal

Aksioni i madh policor në Memaliaj, shoqërohen disa persona

Gjendet një trup i pajetë në lumin Ishëm

Përplasje me armë zjarri në Tiranë, një person humb jetën







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!
Aktualitet

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

by mirseda
13:06 | 21/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur skenarin e protestës kombëtare që opozita do të zhvillojë...

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

Rama tregon kushtin: Asnjë kandidat për kryetar bashkie s’do të rikandidojë pa këto kushte.

13:00 | 21/03/2026
Rama: gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

Rama: gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Asambleja e PS, Rama: synojmë rezultat më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës.

Asambleja e PS, Rama: synojmë rezultat më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës.

12:52 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com