Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje mjekun Artan Koni

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje mjekun Artan Koni

Lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit, SPAK ka vendosur  të marrë në pyetje mjekun Artan Koni si një nga 12 personat që do të flasin për padinë e depozituar nga Nisma “Thurrje”.

Kujtojmë se Koni ka qenë një nga personazhet që ka denoncuar herë pas here koston e këtij koncesioni, duke propozuar që në vend të tij, të paguhej nga taksat e shtetit.

Raportohet se ajo që e ka shtyrë mjekun të protestojë dhe të ngrejë zërin është një shkresë e Ministrisë të Shëndetësisë drejtuar spitaleve kryesore të vendit, për t’i kërkuar atyre që gjatë vitit të ardhshëm të bëjnë më pak operacione se gjatë vitit të shkuar.

Arsyeja: koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar.

Sipas statistikave gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria bën kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekëve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar dy prokurorë të Njësisë Antikorrupsion që do të merren me padinë e depozituar nga Nisma Thurje lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit.

SPAK pritet që nga java e ardhshme të marrë në pyetje personat që kanë përfituar nga kjo kontratë, ndërsa në pyetje me cilësinë e personave që kanë dijeni do të merren 12 persona, mes tyre edhe kallëzuesit.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu do të merren në pyetje ata që kanë firmosur kontratën PPP, si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

Koncensioni për sterilizimin u nënshkrua nga Ministria e Shëndetësisë e përfaqësuar në atë kohë nga ish ministri Ilir Beqja dhe kompania kontraktuese “Sani Service”.

Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit 5 milionë euro më shumë sesa buxheti i parashikuar për të paguar këtë shërbim.

Sipas kontratës së nënshkruar, objekt i saj, është sterilizimi i seteve të mjeteve kirurgjikale dhe për 10 vite do ti kushtonte shtetit shqiptar afro 100 milione euro.

Më 23 dhjetor nisma “Thurje” depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

Kallzimi i Nismës Thurje

“Ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë së Posaçme që kur jemi përpara një vepre penale të bëjmë një kallëzim në Prokurori.

Megjithatë ne i kërkojmë SPAK të hetojë që nga Beqja deri tek të gjithë zyrtarët e tjerë pasi ka arsye të mjaftueshme për të besuar që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët shqiptarë.

Ne besojmë se institucionet e reja të drejtësisë do i japin fund pandëshkueshmërisë. Ne kemi evidentuar disa gjëra. Ne ngremë pyetjen pse është i nevojshëm ky koncesion. Ne ngremë pyetjen pse një çmim kaq i lartë.

Dhe pse është dhënë me një koncesion 10-vjeçar që kalon edhe mandatin e qeverisë.

Një kontratë ka detyrime dhe përgjegjësi për të dy palët. KLSH thotë se në këtë kontratë ka penalitete vetëm për shtetin shqiptar. KLSH ka vlerësuar se në spitalin e Durrësit rreth 7 milion lekë kanë shkuar ekstra për këtë koncesion. KLSH ka bërë vlerësime të pjesshme. Ne besojmë që SPAK i ka kapacitetet ligjorë për të mos na zhgënjyer.

Mjafton të shohë këtë dokument që ne kemi dorëzuar për të ngritur dyshime. Ne nuk kemi ndërmend të presim që këta zyrtarë të korruptuar të dorëzohen vetëm.

Kemi 30 vjet që shohim se si arrestohet qytetarët ndërsa pushtetarët vetëm pasurohen. Ka dyshime për një dëm të konsiderueshëm. Gjëja më e rëndësishme janë kostot.

Ajo që kemi parë është një kërkesë nga ana e institucioneve për t’i thënë mjekëve mos bëni më operacione”, kanë deklaruar përfaqësues të Nismës Thurje.

 

Tags: Artan KonimjekSPAKsterilizimi

TË LIDHURA

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

13:50 | 24/11/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen
Politikë

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

13:39 | 24/11/2025
Next Post
Kroacia merr presidencën e BE-së/ Soreca: Historike

Kroacia merr presidencën e BE-së/ Soreca: Historike

18-vjeçarja i jep fund jetës tre muaj pas bashkëshortit

18-vjeçarja i jep fund jetës tre muaj pas bashkëshortit

SHBA/ Pas sherrit banal për muzikën “plas” pistoleta në lokal mes klientëve

SHBA/ Pas sherrit banal për muzikën “plas” pistoleta në lokal mes klientëve







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

by mirseda
14:18 | 24/11/2025
0

Dyshohet për të shtëna me armë në Vlorë, policia ngrit pika kontrolli në zonën e Plazhit të...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

13:50 | 24/11/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

13:39 | 24/11/2025
Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi

Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi

11:50 | 24/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com