Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pajisja me kasat fiskale, KLSH: Dështon mbledhja e të ardhurave

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pajisja me kasat fiskale, KLSH: Dështon mbledhja e të ardhurave

Pas një auditimi për performancën e pajisjes me kasa fiskale gjatë dekadës së fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit del në konkluzionin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Financave kanë dështuar në mbledhjen e të ardhurave dhe luftën ndaj evazionit fiskal.

Kjo sipas KLSH për shkak të mungesës së objektivave dhe një strategjie efektive.

Pajisja me kasa fiskale e bizneseve gjatë 10-vjeçarit të fundit nga ana e drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrisë së Financave nuk ka sjellë përmirësim në mbledhjen e të ardhurave dhe uljen e evazionit fiskal.

Është ky përfundimi i një auditimi të kryer nga ana e Kontrollit të lartë të shtetit i miratuar nga kreu i këtij Institucioni në fund të dhjetorit 2019.

Në auditimin e performancës me temë “Efektiviteti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore” të ushtruar në Tatime e Financa u shtri edhe në 6 Drejtori Rajonale Tatimore.

Nga auditimi thotë KLSH, rezulton se shuma prej 46.5 milion euro të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim, nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit.

Nga 155 mijë kasa të instaluara në total 3 të 4 e tyre janë vendosur tek biznesi i vogël.

Në krahasim me vitin 2009, ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave nga TVSh, që mblidhet nga tatimet.

Kështu raporton KLSH në 2009 tatimet mblidhnin 30% të TVSH-së totale, ndërsa për periudhën nga 2010-2018, pesha mesatare e TVSH-së së mbledhur nga tatimet ishte 24%.

Pra pavarësisht rritjes së xhiros së raportuar nga kasat, ajo që konstatohet sipas KLSH në periudhën 2017-2018 është ulja e raportimit mesatar për kupon.

KLSH vëren përmes auditimit se mungesa e objektivave dhe një strategjie për pajisjet fiskale ka çuar edhe në dështimin e luftës kundër informalitetit dhe evazionit Fiskal.

Përkundrazi politikbërja në dekadën e fundit ka rritur vetëm masat ndëshkimore ndaj biznesit.

Kështu për periudhën 2017 – 2018 janë konstatuar 9 348 raste të shkeljeve për kasat fiskale, për të cilat DPT ka aplikuar gjoba në vlerën prej 536 milion lekësh ose rreth 4.3 milion €, që përbëjnë pothuaj 10 % të shpenzimeve gjithsej të bëra për kasat fiskale që nga fillimi i implementimit në 2010-ën.

Sipas KLSH-së edhe krijimi së fundmi i faturës elektronike, e-invoice, me qëllim gjurmimin dhe identifikimit në kohë reale të transaksioneve që kryen biznesi bart disa risqe mes të cilave ka veçuar rritjen e kostos për bizneset nga mospërshtatja e sistemit të ri me pajisjet fiskale aktuale. /BW

Tags: dështonklshmbledhjePajisja

TË LIDHURA

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca
Politikë

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Next Post
Kaliforni, mblidhet kuvendi për rezistencë në Iran

Kaliforni, mblidhet kuvendi për rezistencë në Iran

Nëse jeni në udhëtim, kujdes nga mjegulla në këtë zonë

Nëse jeni në udhëtim, kujdes nga mjegulla në këtë zonë

Alpinistët “bllokohen” në Malin e Gramozit/ Policia tregon si i shpëtoi

Alpinistët “bllokohen” në Malin e Gramozit/ Policia tregon si i shpëtoi







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com