Rreth një vit më parë, një zhurmë misterioze u dëgjua në të gjithë botën. Ngjarja e regjistruar me video e audio bëri xhiron e botës nëpërmjet postimeve në youtube. Shumë teori konspirative u ndërtuan pas ngjarjes.
Sakaq, pas disa muajsh studimesh, shkencëtarët kanë arritur t’i japin një shpjegim shkencor fenomenit. Sipas tyre, zëri misterioz e ka origjinën nga një liqen i mbushur me magmë në Oqeanin Indian.
Tingulli misterioz u prodhua nga një vullkan i ri nënujor midis Madagaskarit dhe Mozambikut, në brigjet e ishullit Mayotte. Magma e depozituar një rezervuar rreth 20 milje poshtë shtratit të oqeanit udhëtoi lart për të formuar vullkanin e ri – dhe procesi i lëvizjes së magmës prodhoi zërin misterioz.
Simone Cesca, një sizmolog në Qendrën Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ në Potsdam, e cila është autore e studimit, i tha LiveScience se: u deshën vetëm disa javë që magma të përhapet nga manteli i sipërm në det, ku lindi vullkani i ri nënujor.
Zhurma misterioze filloi të raportohej 6 muaj pas mijërave tërmeteve që ranë në afërsi të ishullit në 2018.
Në nëntor 2018, sizmologët filluan të dëgjojnë një zë të çuditshëm, me disa periudha të tij që zgjatën mbi 30 minuta – diçka që “shkaktoi kuriozitet” tek ekspertët.