Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dhjetë teoritë konspirative më të famshme të kohërave

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Kultura, Kuriozitete, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Dhjetë teoritë konspirative më të famshme të kohërave

Mungesa e informacionit, diferencat kulturore dhe dëshira për t’u dhënë shpjegim madje dhe gjërave të pashpjegueshme kanë shërbyer gjithnjë si “ushqim” për teoritë e konspiracionit. Madje, të ndihmuara nga interneti, teori dhe ide nga më të çuditshmet u kthyen nga fenomene lokale të izoluara në fenomene globale, duke krijuar ithtarë në gjithë botën.

Sot, fatkeqësisht në youtube, mund të gjesh personazhe të cilët janë kthyer në “personalitete” brenda këtij zhanri, për shkak të teorive të ndryshme që prodhojnë, madje në shumë raste dhe në kundra pedal me shkencën, duke abuzuar me çdo besimi dhe dije të prodhuar nga shkenca. Të tilla teori, nga argëtuese kthehen në ç’edukuese.

Mjafton të përmendim një prej teorive “Toka e Sheshtë”, e cila ka gjetur përkrahje të gjerë, por në filtra shkencorë e ktheu botën edhe njëherë në shekullin e XV. Apo teoria që njeriu s’ka shkelur kurrë në hënë, e po të njëjtët “teoricienë” pastaj pretendojnë se njeriu ka baza ushtarake në Mars.

Cilat janë teoritë më të përhapura konspirative në botë?

1- 11 shtatori 2001

Falë fuqisë së uebit dhe transmetimeve online të televizioneve teoritë konspirative për sulmet terroriste të 9/11 ia kanë kaluar edhe atyre të incidentit “Rosëell” dhe vrasjes së John F. Kennedy-t. Sipas kësaj teorie konspirative, qeveria amerikane kishte dijeni për sulmet e 11 shtatorit, por nuk bëri sa duhet për t’i parandaluar. Ka teori të tjera konspirative, sipas të cilave administrata e Bush-it mbylli një sy ndaj kërcënimeve sepse donte një pretekst për të filluar luftën në Lindjen e Mesme.

2- Vrasja e John F. Kennedy-t

Dyshimet mbi shpjegimin zyrtar se Oswald ishte personi vetëm përgjegjës për vrasjen e presidentit amerikan, të cilat vazhdojnë sot e kësaj dite të diskutohen. Ekzistojnë një sërë teorish konspirative, asnjë prej të cilave s’është provuar. Në vitin 1979 doli teoria se ndaj Kennedy-t kishte pasur të paktën katër të shtëna nga drejtime të ndryshme.

3-Incidenti “Roswell”

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Rosuell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekti përplasjes ishte një UFO.

4-Iluminati dhe Rendi i Ri Botëror

Kjo është një teori konspirative, sipas së cilës grupe të fuqishme dhe sekrete (Iluminati, Grupii Bilderbergut etj.) po planifikojnë të udhëheqin njerëzimin me anë të një qeverie të vetme botërore. Sipas teorisë, shumë prej ngjarjeve historike janë projektuar nga këto grupe me një qëllim të vetëm, krijimin e Rendit të Ri Botëror.

5- Princesha Diana është vrarë

Pavarësisht hetimit zyrtar nuk është gjetur asnjë e dhënë e një komploti të mundshëm nga MI6 apo njësi të tjera për vrasjen e princeshës dhe Dodi Fayed në vitin 1997. Sidoqoftë spekulimet vazhdojnë. Sipas teorisë konspirative, elementë në shërbimet sekrete britanike vendosën se lidhja e Dianës me Fayed ishte kërcënim për monarkinë dhe si rezultat, për qeverinë britanike.

6- Elvis Presley nuk ka vdekur

Ekziston një teori konspirative, sipas së cilës, Elvis Presley nuk ka vdekur në vitin 1977. Shumë fansa këmbëngulin se ai është akoma gjallë dhe se ai është fshehur për arsye të ndryshme. Ka pasur raste kur dy tabloide kanë botuar artikujt mbi “jetën” e Presley-t pas vdekjes në detaje, duke përfshirë një këmbë të thyer nga një aksident me motor e deri tek “vdekja e vërtetë” në mes të viteve ’90.

7- Paul Mcartney ka vdekur

“Paul ka vdekur” është një legjendë urbane, sipas së cilës Paul Mcartney ka vdekur në një aksident automobilistik në vitin 1966 dhe është zëvendësuar nga një sozi me zë të ngjashëm. Sipas atyre që e besojnë këtë teori, të dhënat për një fakt të tillë gjenden në vargjet e errëta të këngëve dhe imazhet e dyfishta në kopertinat e albumeve. Më e njohura prej tyre është kopertina ku Paul ështëi vetmi që ecën zbathur dhe pak jashtë rreshtit.

8- Virusi Aids u krijua në një laborator

Duke u bazuar në teoritë Dr William Campbell Douglass, shumë njerëz besojnë se HIV u krijua gjenetikisht në vitin 1974 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dr Douglass beson se virusi vrasës u krijua si një armë dhe u eksperimentua me sukses në Afrikë. Të tjerë thonë se virusi nga CIA ose KGB për të ulur numrin e popullsisë botërore.

9- Shakespeare nuk ishte Shakespeare

Kush ishte në të vërtetë shkrimtari mëi madh anglez? Mes shumë kandidatëve, janë propozuar Francis Bacon, Christopher Marloëe, Ëilliam Stanley dhe Edëard de Vere. Teoricienët konspirativë besojnë se mungojnë prova që aktori dhe biznesmeni i njohur si Shakspeari Stratford nuk është autori i veprave me emrin e tij. Në fakt shumë pak informacion biografik ka për Shakespeare.

10- NASA falsifikoi uljen në Hënë

Teoricienët konspirative vënë në dyshim dhe uljen e Neil Armstrong në Hënë. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë. Sipas teorisë së famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51. Ulja e parë në Hënë në vitin 1969 ishte një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit të kaluar. Kjo ngjarje shënoi një hap gjigant për njeriun në hapësirë.

Tags: teori konspiracioni

TË LIDHURA

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare
Bota

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person
Bota

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE
Bota

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Next Post
Thirrjet kundër Amerikës, Gjykata jep masën e dënimit për Ikballe Hudutin

Thirrjet kundër Amerikës, Gjykata jep masën e dënimit për Ikballe Hudutin

Strategjia për sigurinë kibernetike, nga 5G tek strukturat në raste krizash

Strategjia për sigurinë kibernetike, nga 5G tek strukturat në raste krizash

“Gënje në polici, ose nuk i sheh më 3 fëmijët”, historia e dhimbshme e të riut

“Gënje në polici, ose nuk i sheh më 3 fëmijët”, historia e dhimbshme e të riut







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare
Bota

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

by mirseda
20:01 | 28/11/2025
0

Agjencitë shtetërore të lajmeve raportuan se Roskomnadzor, organi mbikëqyrës i komunikimeve në Rusi, ka kërcënuar të bllokojë...

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

19:31 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com