Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

2020-ta, viti i dilemave opozitare

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
2020-ta, viti i dilemave opozitare

Nga: Ervis Iljazaj

Ndoshta, ky vit do të jetë viti i zhbllokimit të dinamikës së politikës, që për hir të vërtetës ka tashmë shumë kohë që është e bllokuar, duke e bërë shoqërinë shqiptare të duket si një shoqëri parapolitike, me plot kuptimin e fjalës.

Në këtë drejtim, çështja nuk është se çfarë do të bëjë mazhoranca, pasi dihet që asgjë e re nuk pritet prej saj, përveçse ushtrimit të një pushteti super të madh, që automatikisht është premisë për një qeverisje të keqe dhe abuzuese. Çështja është se çfarë do të bëjë dhe si do të sillet opozita shqiptare, që prej një viti ndodhet jashtë çdo sistemi instucional dhe politik.

Objektivi kryesor i opozitës në këtë moment edhe në vazhdim, sigurisht që do të jetë rikthimi në sistemin institucional dhe politik, sepse është absurde të mendosh që do të vazhdojë të qëndrojë jashtë tij në mënyrë të përhershme, ndryshe do të kthehet në një organizatë civile dhe jo në një parti politike.

Pas 30 qershorit, gjendemi në një moment të ri politik, të ndryshëm nga ai përpara tij. Në këtë kuptim, strategjitë janë duke u rikonceptuar, dhe kjo është mëse e kuptueshme.

Pyetja që bëjnë pothuajse të gjithë në opinion publik, sidomos mbështetësit e opozitës është: Si do të kthehet opozita në sistem?

Në këtë drejtim, opozita shqiptare duhet të pozicionohet në mënyrë të qartë dhe të plotë, pa konfonduar elektoratin e saj dhe mbështetësit potencial. Nëse ka një gjë që politika nuk e falë është pikërisht paqartësia.

Strategjia dhe aksioni i saj, duhet të zgjidhet pa ekuivokë, vetëm kështu mund të jetë i suksesshëm. Në të kundërt, do të vazhdojë të eci në një rrugë e cila vetëm sa do ta “rraskapitë’’, pa asnjë rezultat përfundimtar. Pa zgjedhur çështjet strategjike nuk ka sukses politik. Ky është një rregull për të gjithë ata që politikën e konsiderojnë me të drejtë  si shkencë, me rregullat dhe ligjet e saj.

Për tu rifutur në sistem, opozita shqiptare ka tre rrugë:

E para, rruga radikale me protesta intensive dhe të gjera, të cilat mund të detyrojnë Edi Ramën të largohet nga posti i kryeministrit. Kjo nënkupton një refuzim total të sistemin aktual dhe thirjen ndaj popullit shqiptar për ta ndjekur në këtë betejë. Mirëpo, një rrugë e tillë kërkon një mbështetje të fortë dhe konsistente të qytetarëve shqiptarë, gjë e cila duket për momentin e vëshirë, por jo e parealizueshme nëse frymëzon sa duhet ata.

E dyta, është rruga e riafrimit me mazhorancën dhe këtë qeveri, që nënkupton fillimin e një dialogu midis palëve. Tryeza e reformës zgjedhore ku opozita mori pjesë, lexohet si një indicie për dialog dhe një mundësi bashkëpunimi.

Por, edhe ky është një akt i pjesshëm dhe i pakuptimtë. Nëse opozita do të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit me mazhorancën për tu rifutur në sistem, duhet ta bëjë atë në mënyrë të plotë dhe jo të pjesshme. Gjë e cila nënkupton një marrëveshje për një paketë të plotë për çështjet kryesore që shqetësojnë vëndin në këtë moment dhe prioritetet që ai ka si celja e negociatave me Bashkimin Europian.

Pjesmarrja në këtë tryezë nuk mund të bëhet vetëm për ti dhënë një mesazh ndërkombëtarëve për “kryerjen” e detyrave që i takojnë opozitës sidomos për çështjen e negociatave. Në këtë mënyrë, opozita nuk bën gjë tjetër përveçse krijon keqkuptime te elektorati i saj, që për hir të vërtetës është i ç’orientuar për strategjinë, qëllimin dhe rrugën që po ndjek opozita.

E treta, është rruga e gjatë që ka si fund 2021-shin kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo kërkon një strategji totalisht të ndryshme. Kërkon një komunikim të gjerë me opinionin publik, kërkon ndoshta dhe një reformim brenda Partisë Demokratike në disa aspekte dhe një përpjekeje për të krijuar një vision politik frymëzues, duke i lënë në dorë të gjitha pushtetet Edi Ramës, me shpresën se do të gërryhet nga mbipushteti, ashtu sikurse ndodh në këto raste.

Të  treja këto rrugë janë legjitime nëse vërtetë ndihmojnë opozitën të ketë sukses. Ajo që është më shumë e rëndësishme se sa vetë strategjia e opozitës për tu rikthyer në sistem, është qartësia e saj, e cila është kusht i domosdoshëm.

Ka dhe një rrugë të katërt, e cila ka parasysh zgjidhjen nga arbitri si Gjykata Kushtetuese, ndërkombëtarët, apo organet e reja të drejtësisë, të cilat mund të krijojnë dinamika të reja politike. Por në këtë rast, asnjë nga palët politike nuk do të ketë asnjë rol për të luajtur. /Gazeta Liberale

 

Tags: beervis iljazajopozita

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Nesër bëhuni gati për temperatura deri në -7 °C

Nesër bëhuni gati për temperatura deri në -7 °C

Letra/ Albin Kurti refuzon për të dytën herë Hashim Thaçin

“Para takimit me Thaçin”, oferta publike e Albin Kurtit për LDK-në (VIDEO)

Manjani lëshon thirrjen e fortë për Bashën e Kryemadhin

Manjani lëshon thirrjen e fortë për Bashën e Kryemadhin







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit
Aktualitet

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

by mirseda
08:43 | 11/04/2026
0

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh,...

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

08:37 | 11/04/2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com