Mbrëmjen e sotme një pjesë e Unazës së Re dhe Astirit ka mbetur pa energji elektrike.
Raportohet se ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e dëmtimit të fiderit nga një subjekt që po kryente punë publike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se brigadat e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e linjës.