Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Autoriteti Italian i Aviacionit i pezullon licencën Ernest, ja arsyeja

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Autoriteti Italian i Aviacionit i pezullon licencën Ernest, ja arsyeja

Autoriteti i Aviacionit Civil (ACA) ka njoftuar se Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC), ka nxjerrë aktin e pezullimit të licencës së kompanisë ajrore “Ernest”. Pezullimi do të hyj në fuqi më 13 Janar 2020, me qëllim e vetëm që t’i jap kohë kompanisë për të informuar pasagjerët për anulimin e fluturimeve apo për t’i mbrojtur ata që e kanë prerë një biletë udhëtimi.

Sipas vendimit të ENAC, edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, duke marrë parasysh festat në Shqipëri dhe Ukrainë, “Ernest” nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje. ENAC gjithashtu vlerëson se lejimi i licencës deri në 13 Janar nuk rrezikon sigurinë në operim të kompanisë.

Gjatë kësaj kohe, nëse transportuesi siguron elementët e garancisë të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian dhe këto elementë vlerësohen në mënyrë të favorshme nga ENAC, masa e pezullimit mund të revokohet.

Nga ana e tij, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka vendosur menjëherë kontaktin me autoritetin italian, për të marrë më shumë informacion për situatën e krijuar dhe për planin e kompanisë për mbrojtjen e pasagjerëve që mund të preken.

AAC i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë prerë bileta me këtë kompani ajrore, që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ose agjencinë e biletës para ditës së fluturimit.

Ernest kishte 16% të tregut të fluturimeve në tetor

Sipas statistikave të  autoritetit të Aviacionit Civil, Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 271,589 pasagjerë të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit Tetor për/nga TIA, nga të cilët 6,724 janë pasagjerë të fluturimeve Charter. Grafiku i mëposhtëm pasqyron më qartë fluksin e pasagjerëve që kanë udhëtuar përgjatë muajit Tetor 2019, të ndarë sipas kompanive ajrore në përqindje.

Bazuar në të dhënat e mësipërme, në muajin Tetor 2019 kompania Italiane “Blue Panorama” zotëron tregun me 17% te totalit dhe një numër prej 47,104 pasagjerë, pasuar ky numër nga Ernest Airlines me 16% të tregut dhe 49,504 pasagjerë. Air Albania zotëron tregun me 10% të totalit të pasagjerëve dhe një numër total prej 26,221 pasagjerë si dhe Albawings dhe Wizz Air secila kompania me 9%. Sikurse mund të shihet edhe në grafik, kompanitë që fluturojnë drejt Italisë, si Air Albania, Albawings, Blue Panorama, Ernest S.p.A, Alitalia, zotërojnë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin Tetor 2019, duke zënë përafërsisht 60% të totalit. Krahasimisht me muajin Tetor të një viti më parë ku numrat konsistonin në 51%, shifrat janë rritur pasi kompania shqiptare “Air Albania” ka hyrë në treg me tre destinacione të reja drejt Italisë./Monitor

Tags: Autoriteti Italian i AviacionitErnestlicencënpezullon

TË LIDHURA

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret
Aktualitet

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

10:07 | 14/08/2025
Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor
Aktualitet

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

08:52 | 14/08/2025
Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Aktualitet

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Next Post
“Polici e ekzekutoi në sy të djalit”/ Flet vëllai i Lulzimit: Çfarë më tha nipi

"Polici e ekzekutoi në sy të djalit"/ Flet vëllai i Lulzimit: Çfarë më tha nipi

Albin Kurti: Po ndotin fjalën “bashkim” për t’i dhënë toka Serbisë

Pas deklaratës kërcënuese, reagon Kurti: Nuk jam Kennedy. Të lirohet Haxhi Hoti

“Në mëshirë të fatit”, PD-ja ngre 5 pyetje për qeverinë

“20 mijë lekë për votën”, Bardhi thirrje SPAK-ut: Jepini fund korrupsionit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Ministri izraelit njofton planet e vendbanimeve për të penguar shtetin palestinez
Bota

Ministri izraelit njofton planet e vendbanimeve për të penguar shtetin palestinez

by mirseda
12:03 | 14/08/2025
0

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka thënë se do të miratojë planet...

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

11:12 | 14/08/2025
Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës

Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës

10:36 | 14/08/2025
Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

10:07 | 14/08/2025
Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

09:49 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com