Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

7 muaj ago
in Bota
Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

Rusia po përgatitet të testojë një raketë lundruese të armatosur me koka bërthamore, në prag të samitit mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump, që zhvillohet ditën e nesërme në Alaska.
Presidenti amerikan e paralajmëroi Putini 48 orë para takimit për “pasoja të rënda” nëse samiti dypalësh nuk jep rezultat konkret dhe lufta në Ukrainë vazhdon pas të premtes, por ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë përgatitje intensive nga Moska në vendin e testimeve Pankovo në Novaja Zemlja, një arkipelag i largët në Detin Barents.
Fotografitë, të marra gjatë javëve të fundit nga kompania komerciale Planet Labs, zbulojnë një rritje të madhe të personelit, pajisjeve, anijeve dhe avionëve të lidhur me testet e mëparshme të raketës 9M730 Burevestnik, e njohur nga NATO si SSC-X-9 Skyfall.
Një burim sigurie nga Perëndimi gjithashtu ka konfirmuar se Rusia po përgatitet për një lëshim të raketës Burevestnik, duke mbështetur gjetjet e Jeffrey Lewis nga Instituti Middlebury për Studime Ndërkombëtare dhe Decker Eveleth nga organizata kërkimore CNA.
Lewis i tha agjencisë Reuters se testimi i raketës mund të ndodhë këtë javë, gjë që mund të hedhë hije mbi samitin e planifikuar Putin-Trump në Alaskë.

Putin më parë e ka përshkruar Burevestnik si të pathyeshëm nga mbrojtjet raketore aktuale dhe të së ardhmes, duke pretenduar se ka rreze veprimi pothuajse të pakufizuar.

Zhvillimi i këtyre raketave është kthyer në një prioritet për Rusinë, veçanërisht pasi Trump zbuloi në janar atë që ai e quajti sistemi raketor amerikan “Golden Dome”.

Megjithatë, disa specialistë janë skeptikë nëse kjo raketë mund vërtet të shmangë sistemet mbrojtëse apo të japë përparësi që Rusia nuk i ka tashmë.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se raketa mund të lëshojë rrezatim të rrezikshëm gjatë fluturimit të saj.

Studiuesit besojnë se testi është planifikuar kohë më parë, përpara se të shpallej samiti, por ata thonë se Putini mund të kishte ngadalësuar ose ndalur përgatitjet e dukshme për të treguar se ishte i hapur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të rifilluar bisedimet për kontrollin e armëve me SHBA-në.

Sipas Iniciativës për Kërcënimin Bërthamor, Burevestnik nuk ka një histori të suksesshme, me vetëm dy suksese të pjesshme në 13 testime.

Lewis dhe Eveleth thonë se imazhet e Planet Labs të marra që nga fundi i korrikut tregojnë grumbullim të kontejnerëve, më shumë pajisje dhe personel në vendin e testimit.

Sipas tyre dy avionë të pajisur për mbledhjen e të dhënave të testimit janë parkuar në aeroportin ushtarak Rogachevo që nga mesi i korrikut, të dy me kube radarësh në formë pjatash.

Gjithashtu vihet re prania e të paktën pesë anijeve të lidhura me testet e mëparshme dhe sajti për gjurmimin e anijeve VesselFinder.com tregon se një anije e gjashtë, Teriberka, po lëviz drejt Novaja Zemlja këtë javë.

Reuters konfirmoi kursin e anijes, por nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur pjesën tjetër të gjetjeve.

Studiuesit thonë se kanë filluar të monitorojnë Pankovon që në korrik dhe kanë shtuar vëzhgimin pas paralajmërimit detar të lëshuar nga Rusia më 6 gusht.

Njoftimet në sistemin e Administratës Federale të Aviacionit të SHBA sugjeruan një dritare të mundshme për lëshimin e kësaj rakete nga 9 deri më 22 gusht.

Ushtria norvegjeze i tha Reuters se Deti Barents është një “lokacion i rëndësishëm për testet raketore të Rusisë” dhe se paralajmërimet tregonin për “përgatitje për aktivitete testimi”, megjithëse nuk konfirmoi llojin e armës.

Në fund të korrikut, Eveleth vuri re një strukturë të madhe që mbronte lëshuesin duke u lëvizur përpara dhe prapa, gjë që ai e quajti “provë shumë të qartë” për një test të afërt.

Lewis publikoi imazhe të datës 7 gusht që tregonin mbulesën e lëshuesit, kontejnerët, një vinç dhe një helikopter. “Po ecën me ritëm të plotë,” tha ai.

TË LIDHURA

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut
Bota

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë
Bota

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur
Bota

Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

08:49 | 13/03/2026
Next Post
Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës

Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com