Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA forcon sigurinë kibernetike përpara zgjedhjeve të 2020-ës

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA forcon sigurinë kibernetike përpara zgjedhjeve të 2020-ës

Teksa afrojnë zgjedhjet e 2020-ës në Shtetet e Bashkuara, garantimi i transparencës dhe mbrojtja nga manipulimi i huaj janë bërë parësore për zyrtarët zgjedhorë dhe ligjvënësit amerikanë.

Qëllimi është të parandalohet një përsëritje e ndërhyrjes së mirëdokumentuar kibernetike të Rusisë gjatë votimeve të 2016-ës.

Me afrimin e zgjedhjeve amerikane, çështja e sigurisë kibernetike i mban në tension ekspertët e kësaj fushe dhe ligjvënësit.

Gjatë një aktiviteti në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Senatori Chris Van Hollen vuri në dukje se të 50-të shtetet amerikane ndjenë pasojat e ndërhyrjes ruse në procesin zgjedhor të 2016-ës.

“Por, si përfiton Rusia apo ndonjë vend tjetër, nga ndërhyrja? Krijon ndarje mes vendit dhe nëse ndërhyn në favor të një kandidati të caktuar, mund të ndikojnë edhe tek rezultati i zgjedhjeve”, tha Senatori demokrat Chris Van Hollen.

Senatori Van Hollen dhe ekspertët vunë në dukje se ndër vendet më të njohura për sulme kibernetike, Rusia vazhdon të perfeksionojë teknikat e saj.

“Terri i parë elektrik i shkaktuar nga hakerët ndodhi në Ukrainë në dhjetor të 2015-ës, kur Rusia më tepër eksperimentonte me luftën kibernetike. Përdorën Ukrainën si një laborator për të testuar teknikat e tyre të luftës kibernetike. Ishte e qartë se ajo çfarë i ndodhi Ukrainës do të shtrihej edhe në pjesën tjetër të botës. Dhe ndodhi pikërisht kështu”, tha gazetari Andy Greenberg, i faqes online “Wired”.

Alex Crowther i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare thotë se Rusia ka qenë aktive në hapësirën kibernetike prej mbi një dekadë. Estonia u sulmua në 2007-ën, Gjeorgjia në 2008-ën. Tashmë është vendosur në objektiv SHBA-ja. Zoti Crowther thotë se rusët punojnë që ta mbajnë të fshehtë ndërhyrjen e tyre kibernetike.

“Veprojnë në zonën gri, pranë pragut të luftës kibernetike”, thotë Crowther.

Andy Greenberg mendon se mënyra më e mirë e reagimit është që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të bashkohet dhe të krijojë standarde që ndalojnë ndërhyrjen kibernetike.

“Duhet të përpiqemi të përmbajmë njëri-tjetrin. Duhet të caktojmë disa standarde si komunitet global; mos t’i përdorim këto sulme kibernetike ndaj civilëve. Rrjedhimisht të punojmë për një lloj konvente të Gjenevës për luftën kibernetike. Siç foli Josh Korman i Këshillit të Atlantikut për zona të ndaluara për luftën kibernetike – në rast se p.sh. sulmon një spital duhet të quhet krim lufte dhe të shkosh në Hagë”, thotë Greenberg.

Trajnimi për sigurinë në internet është gjithashtu thelbësor.

“90% e sulmeve kibernetike fillojnë me një sulm me identitet të rremë. Imagjinoni një vend ku njerëzit t’i shohin lajmet e rreme dhe t’i dallojnë menjëherë. Finlanda e ka arritur këtë… Pra, përdorimi i përgjegjshëm i teknologjisë së informacionit është vërtet i rëndësishëm”, thotë zoti Crowther.

Por, problemi nuk po largohet. Shpenzimet e sektorit privat dhe publik për sigurinë kibernetike janë rritur mbi tridhjetëfish gjatë 15 viteve të fundit dhe pritet të vazhdojnë të rriten. /Voa

Tags: 2020SHBAsiguri kibernetikezgjedhje

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

22:39 | 09/04/2026
Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban
Bota

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s
Bota

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Next Post
Koncert në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”

Koncert në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”

Grida Duma: Më kujtohen punët e shtëpisë, sa shumë bënim, ka qenë tmerr

Grida Duma: Më kujtohen punët e shtëpisë, sa shumë bënim, ka qenë tmerr

Çmimet e apartamenteve në rritje, ndërtuesit bëjnë me faj taksat

Çmimet e apartamenteve në rritje, ndërtuesit bëjnë me faj taksat







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com