Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“Udhëtimi” amerikan i një adoleshenti shqiptar

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
“Udhëtimi” amerikan i një adoleshenti shqiptar

Emigrimi i të rinjve është një fenomen shqetësues në Shqipëri.

Por jo të gjithë largohen me qëllimin për t’u larguar përfundimisht nga vendi në kërkim të një jete më të mire në perëndim. I tillë është rasti i Klodian Gjonpalajt, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po kryen vitin e fundit të shkollës së mesme.

Burim Goxhuli bisedoi me adoleshentin shqiptar si dhe vizitoi familjen amerikane që po e mban atë.

Klodiani erdhi në Shtetet e Bashkuara falë një programi shkëmbimi vizitorësh të financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe qëllimi i tij është të rikthehet në vendlindje për të kontribuar siç thotë, për të ardhmen e vendit.

Klodian Gjonpalaj është një 17 vjeçar nga Shqipëria.

Viti i fundit i shkollës së mesme, e gjen atë shumë larg vendlindjes dhe familjes së tij.

Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara falë një burse të Departamentit amerikan të Shtetit si pjesë e programit për studim dhe shkëmbim të të rinjve “Kennedy-Lugar”.

Klodiani nuk paguan as për shkollimin dhe as për strehimin e tij në SHBA. Deri në fund të viti shkollor programi parashikon që ai të qëndrojë tek një familje amerikane.

“Që në ditët e para kur u takuam, i thirra mami dhe babi. Ata e kanë shumë qejf këtë gjë. Kam marrëdhënie shumë të mirë me ta. Çdo problem që kam pasur e kam diskutuar me ta. Kam edhe vëllezër e motra, është si një familje e dytë për mua”, thotë Klodiani për “Zërin e Amerikës”.

“Ata të bëhen si fëmijët e tu, përjashtuar që ti nuk e di të shkuarën e tyre, nuk di se çfarë kanë bërë kur ishin të vegjël, cila ishte fjala e tyre e parë, apo marrëdhëniet me motrat dhe vëllezërit e tyre. Por ata janë fëmijët e tu për një vit dhe gjatë kësaj periudhe ti sheh raportet e tyre me vëllezërit dhe motrat e rinj, sheh gjërat që atyre u interesojnë dhe rrugën që duan të ndjekin”, thotë Maria Filios, zonja e shtëpisë ku është strehuar Klodiani.

“Kujdesemi që ata të shkojnë në shkollë, të marrim pjesë në takimet me prindër. Takojmë mësuesit dhe nëse ata kanë ndonjë problem shkolla na njofton. Por me Klodianin nuk kemi pasur probleme, është nxënës i shkëlqyer”, thotë Paul Filios, pronar i shtëpisë.

Klodiani është nxënësi i 11-të që strehon kjo familje. Ai thotë se përvoja amerikane ka ndikuar në pjekurinë e tij.

“Jam bërë më i pjekur, çdo gjë tani më duket më serioze. Jam në Amerikë, po shkollohem, jetoj në një familje që nuk njihja fare dhe më duket sikur jam rritur shumë, jo vetëm nga pamja trupore, por edhe pikëpamja psikologjike. Largimi dhe fakti që nuk ke përkrahjen e familjes që të ka rritur ndikon shumë”, thotë adoleshenti.

Qëndrimi në SHBA për Klodianin do të thotë dhe përshtatje me diversitetin kulturor.

“Kam shokë nga Paraguaji, Kili, Gjermania e Kanadaja. Shumë nxënës vijnë me qëllimin që të mbyllin këtë vit dhe secili ka takuar dikë që është për të njëjtin program nga një shtet tjetër. Domethënë kemi krijuar një familje, një familje që e ka vendndodhjen e saj në gjithë botën, jo vetëm në një shtet”, thotë ai.

Por nuk janë vetëm nxënësit ata që përfitojnë nga një program i tillë.

“Kemi menduar që një ditë të udhëtojmë nëpër botë me fëmijët tanë, por tashmë kemi përfunduam disi me pesë fëmijë dhe të udhëtosh me të gjithë ata, do të na kushtonte shumë shtrenjtë. Ndaj të sillnim botën në shtëpi përmes programeve të këmbimit, ishte gjëja e dytë më e mirë që bëmë”, tha për “Zërin e Amerikës” Maria Filios, pronare e shtëpisë.

“Do të inkurajoja njerëzit që të udhëtojnë e të takojnë njerëz nga këtë vende. Jetoni atje nëse mundeni, sepse në të kundërtën është e vështirë ta kuptosh botën, nëse e sheh atë vetëm nga një këndvështrim. Takoni njerëz nga vende tjera dhe ftojini ata në shtëpi, vizitoni botën”, thotë zoti Filios.

Të zotët e shtëpisë thonë se nuk ka nevojë të jesh i pasur që t’i hapësh dyert për të tjerët. Mjafton të ndash atë që ke.

Pas një viti bashkë, ndarja bëhet e vështirë.

“Tani kemi lidhje në mbarë botën. Kur të dalim në pension mbase do të vizitojmë disa prej tyre. Kjo do të ishte e mrekullueshme!”, thotë zoti Filios.

Por malli për njëri-tjetrin nuk është problemi i vetëm.

“Kthimi në shtëpi mund të jetë i vështirë për ta, sepse kanë qenë këtu për një vit dhe kanë pasur jetë krejtësisht ndryshe në një mjedis tjetër.

Janë rritur aq shumë ndërsa në vëndlindje, në shumicën e rasteve, mjedisi atje nuk ndryshon. Pikëpamjet e tyre janë zgjeruar aq shumë saqë kur shkojnë në shtëpi, shokët u duken të vegjël. Është e vështirë. Prandaj përqëndrohemi që t’i përgatisim për atë moment”, thotë zonja Filios.

“Çdo student këtu, sapo shkon në shkollë të mesme, mendon se çfarë do të bëj në të ardhmen, mendon të gjejë një punë. Ndërsa unë nuk i kam pasur këto mendime kur u futa në shkollë. Tani kam ndryshuar dhe po mendoj për karrierën. Ndërsa për Shqipërinë, të them të drejtën më vjen keq sepse në gjimnazet atje nuk ka edukim serioz për karrierën, për të ardhmen. Thjesht përfundojnë gjimnazin dhe pastaj përballen me detin ose oqeanin përballë tyre”, tha Klodiani.

Jeta në Amerikë u nxit këtyre nxënësve vullnetin që të kontribuojnë për vendin e tyre.

“Besoj se do të kem një të ardhme të mirë edhe në qoftëse kthehem në Shqipëri. Nëse bëj një universitet dhe vazhdoj me këtë ritëm që kam me mësimet, besoj që mund të arrij diçka të mirë edhe atje. Kuptohet që dëshira është që të vazhdoj shkollën në një vend më të zhvilluar, por gjithmonë kam dashur që frutet e përpjekjeve të mua t’i jap në Shqipëri”, përfundon rrëfimin rreth përvojës amerikane, nxënësi Klodian Gjonpalaj.

Programi nga i cili përfitoi Klodiani siguron bursa të plota për nxënës të shkollave të mesme nga vende me shumicë myslimane. Prej vitit 2003 e deri tani janë rreth 12 mijë nxënës nga mbarë bota që kanë përfituar nga ky program.

Tags: adoleshentamerikanshqiptarudhëtim

TË LIDHURA

15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës
Kuriozitete

15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

21:16 | 30/08/2025
Rezervohet përballja Drita-Shkëndija në Conference League, 36 skuadra njohin rivalët
Kryesore

Rezervohet përballja Drita-Shkëndija në Conference League, 36 skuadra njohin rivalët

14:33 | 29/08/2025
Zbulohet në Marok specia e rrallë, kishte gjemba mbi një metër rreth qafës si “armë”
Kryesore

Zbulohet në Marok specia e rrallë, kishte gjemba mbi një metër rreth qafës si “armë”

15:04 | 28/08/2025
Next Post
Mali i Zi miraton ligjin për vendosje të flamujve kombëtarë/ Reagon Bushati

Mali i Zi miraton ligjin për vendosje të flamujve kombëtarë/ Reagon Bushati

Lamtumirë Holandë/ Vendi evropian ndryshon emrin

Lamtumirë Holandë/ Vendi evropian ndryshon emrin

Mali i Zi miraton ligjin për vendosje të flamujve kombëtarë/ Reagon edhe Meta

Mali i Zi miraton ligjin për vendosje të flamujve kombëtarë/ Reagon edhe Meta

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit
Aktualitet

Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

by mirseda
09:45 | 01/09/2025
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të një prej figurave...

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

09:33 | 01/09/2025
Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

08:16 | 01/09/2025
Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

08:14 | 01/09/2025
Ndërroi jetë sot/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Ndërroi jetë sot/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

08:11 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com