Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia shfrytëzon mediat sociale për të dezinformuar

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Rusia shfrytëzon mediat sociale për të dezinformuar

EPS 10 and JPEG

Nga: Fron Nahzi “The Hill”

Në luftën midis Perëndimit dhe Rusisë, që po zhvillohet në hapësirën kibernetike, Rusia duket se po fiton duke shfrytëzuar platformat e mediave sociale, për të nxitur dhe ushqyer polarizimin dhe tribalizmin politik në shtetet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Gjeorgjia, dikur një republikë e Bashkimit Sovjetik, është një shembull tipik. Fushatat kibernetike të mbështetura nga Rusia, po përçajnë njerëzit në këtë vend, duke shkaktuar frikë dhe duke e larguar vëmendjen nga shitja e pasurive kryesore të vendit – energjia, transporti, komunikimi – tek Rusia e Vladimir Putinit.

Qytetarët pro-demokracisë janë mënjanuar. Njerëzit që protestojnë kohët e fundit, për dështimin e qeverisë për të miratuar reformën e premtuar zgjedhore, u janë bashkuar demonstratave pro-perëndimore. Ata që janë të interesuar që demokracia gjeorgjiane të forcohet.

Gjeorgjia ndan një kufi prej më shumë se 800 km me Rusinë, e cila përdori në vitin 2008 forcën ushtarake për të pushtuar, dhe aneksuar më shumë se 20 përqind të territorit të saj. Qeveria ruse, është duke orkestruar një fushatë të vazhdueshme dezinformimi në Gjeorgji, duke përdorur Facebook-un, nga i cili informohen më shumë se 2/3 e qytetarëve në Gjeorgji.

Instituti Mekein dhe një qendër studimi me qendër në Tbilisi, Qendra e Politikave Ekonomike dhe Kërkimit, kanë monitoruar vitin e kaluar sjelljen në internet të grupeve ekstremiste ruse dhe gjeorgjiane, duke përfshirë 43 faqe dezinformuese, me më shumë se 700.000 ndjekës.

Hulumtimi zbuloi se dezinformatat e koordinuara dhe fushatat propaganduese, promovuan tema anti-perëndimore, përfshirë promovimin e lidhjeve historike mes Rusisë me Gjeorgjisë; cilësimin e NATO-s si një organizatë e dobët, që nuk është në gjendje të mbrojë Gjeorgjinë; dhe cilësimin e një integrimi më të madh perëndimor, si një kërcënim për identitetin kombëtar gjeorgjian.

Partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këto fushata dezinformuese pro-ruse. Por ajo ka bërë pak, për të mos thënë asgjë, për t’iu kundërvënë atyre.

Në vend se t’i përkushtohej vendosjes dhe forcimit të institucioneve demokratike, qeveria e Tbilisit, e drejtuar në prapaskenë nga një oligark me lidhje ruse, Bidzian Ivanishvili, ka forcuar marrëdhëniet me qeverinë e Putinit, për të ruajtur pushtetin dhe forcuar kontrollin e tij mbi pasuritë e vendit.

Aktualisht, shumica e burimeve energjitike të Gjeogjisë, është në duart e kompanive të lidhura me Kremlinin si Inter-Rao, Gazprom dhe Lukoil. Rritjet e importeve pa taksa si ato pulës, viçit dhe derrit rus, janë duke falimentuar prodhuesit vendas, që tatohen shumë.

Muajt e fundit, gjeorgjianët kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qasjes së qeverisë së tyre ndaj Moskës, duke bërë thirrje për miratimin e një sistemi zgjedhor plotësisht proporcional, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2020. Qeveria ka premtuar ta miratojë këtë sistem, vetëm për zgjedhjet e vitit 2024.

Protestat rrezikojnë të dobësojnë pozitat e partisë Ëndrra Gjeorgjiane. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të opinionit publik, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, një organizatë joqeveritare në SHBA, vetëm 26 përqind e votuesve do të votonin për partinë në pushtet.

Një sistem zgjedhor proporcional, do t’i mohonte çdo partie një shumicë absolute, dhe do t’i jepte fund qeverisjes arrogante të Ëndrrës Gjeorgjiane. Për t’iu kundërvënë protestuesve, Tbilisi ka kopjuar Moskën në përdorimin e mediave kryesore, për t’i portretizuar protestuesit si rusofobë dhe provokatorë .

Këto përpjekje, nuk i kanë zbehur deri më tani protestat. Kjo përplasje, u jep demokracive perëndimore një shans për t’iu kundërvënë fushatës dezinformuese të Rusisë, duke ndërmarrë përpjekje për të forcuar shoqërinë civile dhe angazhimin qytetar.

Disa analistë, besojnë se mënyra më e mirë për të kundërshtuar fushata të tilla në mediat sociale në Rusi, është rritja e fondeve për projektet që promovojnë vlera, dhe për fushatat perëndimore që identifikojnë dhe demaskojnë portalet anti-perëndimore.

Nëse zgjidhet kjo rrugë, duhet të sigurohen fonde të mëdha për kontraktorët perëndimorë dhe për organizatat joqeveritare lokale, që të mobilizojnë si kapitalin njerëzor ashtu edhe teknologjinë. Një mundësi tjetër, është shtimi i mbështetjes si për fushatat demaskuese pro-perëndimore, ashtu edhe lëvizjet qytetare në Gjeorgji.

Fushatat dezinformuese, identifikojnë dhe shfrytëzojnë shpesh dobësitë e një shoqërie të caktuar, siç është racizmi, diskriminimi ose nacionalizmi. Me ndihmën e suksesshme perëndimore, Gjeorgjia mund të bëhet një katalizatore për vendet e tjera të Evropës Lindore – për shembull për Hungarinë Serbinë dhe të tjerët – që përballen me sfida të ngjashme. Shumëçka është në rrezik, ndaj Perëndimi nuk mund të rrijë duarkryq.

TIRANA TODAY

Tags: mediat socialePerendimirusia

TË LIDHURA

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi
Bota

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Next Post
Liderët merren me negociata, teksa bota po digjet

Liderët merren me negociata, teksa bota po digjet

“Stormquakes” Zbulohet fenomeni i ri sizmik, tërmetet që lindin nga atmosfera

“Stormquakes” Zbulohet fenomeni i ri sizmik, tërmetet që lindin nga atmosfera

“Jemi në pikë të hallit”, Gjergj Leka zbulon detajet për festivalin e tij

“Jemi në pikë të hallit”, Gjergj Leka zbulon detajet për festivalin e tij







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com