Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha i mbyll derën Kryemadhit, refuzon zyrtarizimin e koalicionit me LSI

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha i mbyll derën Kryemadhit, refuzon zyrtarizimin e koalicionit me LSI

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë hyrë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Gazeta e deklaroi një ditë më parë se përplasjet dhe divergjencat brenda opozitës janë shtuar ndjeshëm, por këto sherre kanë arritur kulmin ditët e fundit.

Dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje në selinë blu me Kolegjin e Kryetarëve, ndërkohë gazeta ka mësuar detaje të tjera nga ky takim. Sipas informacioneve, mësohet se kryetari i PD është shprehur para vartësve të vetë se marrëdhëniet me LSI nuk janë fort të kënaqshme, dhe se me këtë forcë politike ka më shumë gjëra që e ndajnë se sa e bashkojnë.

Në këtë pikë, mësohet se Basha ja u ka bërë të qartë demokratëve që të nisin fuqishëm punën, pasi viti që vjen do të jetë një vit zgjedhor dhe se Partia Demokratike duhet të mbështetet të forcat e saj dhe jo tek partitë e tjera, duke qenë se elektorati i saj është më i madh. Po ashtu, mësohet se lideri demokrat gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve ka informuar krerët e degëve se ka shumë presione nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zyrtarë të së cilës i kërkojnë me ngulm rikthimin e protestave anti-qeveritare dhe heqjen dorë nga flirtet me Partinë Socialiste. Madje, sikundër pohuan burimet, Basha ka zbuluar se LSI e bën fajtor atë për djegien e mandateve, duke qenë se ky vendim u mor me shpresën se do të rrëzonin qeverinë. Kështu që, i ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se Basha është shprehur i prerë se protestat kanë kaluar në plan të dytë, duke qenë se nuk dhanë rezultatin e pritshëm. Pra, përmes kësaj deklarate Basha ia ka mbyllur derën kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, duke mos i marrë në konsideratë asnjë nga kërkesat e saj.

PD refuzon zyrtarizimin e koalicionit me LSI

Por përveç mosgjetjes së konsensusit sa i takon aksionit opozitar dhe nisjes së protestave anti-qeveritare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndahen me njëra-tjetrën edhe për bashkëpunimin në opozitë. Sipas informacioneve, mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve iu ka bërë të qartë vartësve të vetë se Kryemadhi i ka kërkuar me ngulm që PD dhe LSI të nënshkruajnë një koalicion zyrtar.

Madje, të njëjtët burime theksuan se Basha është shprehur se Kryemadhi ia kërkon zyrtarizimin e koalicionit, me arsyetimin që të jenë të barabartë si para, ashtu edhe pas zgjedhjeve, duke qenë se viti 2020 flitet se do të jetë një vit zgjedhor. Por nga ana tjetër, mësohet se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë të qartë se vartësve të vet në takimin e dy ditëve më parë se është herët për të pasur një koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe se me këtë forcë politike i bashkon vetëm fakti se kanë një “armik” të përbashkët, që është qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama. Thënë troç, kryedemokrati Basha ka refuzuar zyrtarizimin e koalicionit me LSI.

Plas konflikti edhe për reformën zgjedhore

Interesant është fakti se mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka plasur një konflikt edhe sa i takon reformës zgjedhore, çështje kjo që është prekur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e dy ditëve më parë në Kolegjin e Kryetarëve.

Burime nga kjo mbledhje i pohuan gazetës se lideri demokrat ka zbuluar para vartësve të vetë se PD po punon për reformën zgjedhore dhe se ky projektligji do të jetë gati në fillim të janarit. Në këtë kontekst, mësohet se Basha është shprehur se ky projektligj për reformën zgjedhore është prodhim i selisë blu. Pra, kjo deklaratë e Bashës tregon qartë se LSI dhe PD kanë përplasje edhe për reformën zgjedhore.

Madje, ajo që i vë kapak kësaj është fakti se edhe Lëvizja Socialiste për Integrim po punon më vete për reformën zgjedhore. Ishte ish-deputetja Silva Caka, e cila deklaroi tre ditë më parë se në janar do të bëhet publik produkti i përgatitur nga LSI për reformën zgjedhore. /Gazeta SOT

 

Tags: bashaKryemadhipakti

TË LIDHURA

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi
Aktualitet

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

09:40 | 03/02/2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

09:02 | 03/02/2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend
Aktualitet

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

08:59 | 03/02/2026
Next Post
Punishte baruti për dyfeqet e politikës

Magjia e festave të fundvitit

Vizion Plus sfidon “Fiks Fare” dhe “Stop”

Vizion Plus sfidon “Fiks Fare” dhe “Stop”

Rudina Dembacaj ‘ribashkohet’ me ish-bashkëshortin (FOTO)

Rudina Dembacaj ‘ribashkohet’ me ish-bashkëshortin (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi
Aktualitet

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

by mirseda
09:40 | 03/02/2026
0

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, Laert Hasalla dënohet me 25 vite burg....

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

09:30 | 03/02/2026
Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

09:17 | 03/02/2026
Elon Musk bashkon SpaceX me xAI në një marrëveshje prej 1.25 trilionë dollarësh

Elon Musk bashkon SpaceX me xAI në një marrëveshje prej 1.25 trilionë dollarësh

09:13 | 03/02/2026
SHBA-të do të ulin tarifat në 18%, në këmbim India s’do blejë më naftë ruse

SHBA-të do të ulin tarifat në 18%, në këmbim India s’do blejë më naftë ruse

09:09 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com