Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Mini-Shengeni/ Ish-ministrja: Qeveria po tenton të kamuflojë dështimet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mini-Shengeni/ Ish-ministrja: Qeveria po tenton të kamuflojë dështimet

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka komentuar ashpër mbledhjen e tretë rajonale për mini-Shengenin, që u zhvillua të shtunën në Tiranë.

E ftuar në rubrikën ‘Opinon’ në News24, Gjosha u shpreh se mungesa e Kosovës në këtë samit ngre pikëpyetje për ekzistencën e këtij projekti. Ajo shton se përmes këtij samiti, qeveria shqiptare do të kamuflojë dështimet e saj.

“Unë mendoj se duhet të ndajmë disa koncepte. Atë që po ndodh realisht, me konceptin e bashkëpunimit rajonal në vetvete. Askush nga ne nuk ka asnjë dilemë kur themi se Shqipëria ka nevojë që të bashkëpunojë me vendet e rajonit. Rajoni ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë. Por kur kthehemi dhe shohim se çfarë po bëhet me këtë forum, kam shumë gjëra për të thënë. Mungesa e Kosovës ngre pikëpyetje për ekzistencën e këtij projekti. Vet Mali i Zi ka pikëpyetjet e veta, edhe pse ishte në takim nuk e ka të zyrtarizuar ende pjesëmarrjen. Mënyra se si është shpejtuar, ka të bëjë dhe me dështimet e qeverisë me negociatat. Po mbulohet si çështje. Nëse kthehemi tek Shqipëria, është një angazhim për të kamufluar keqqeverisjen dhe dështimin me BE”, deklaroi ajo.

Sipas ish-ministres, asnjë bashkëpunim rajonal nuk mund të jetë i suksesshëm pa Kosovën. Ajo kërkoi nga qeveria që të sqarojë se sa i dobishëm ishte ky samit.

“Dështimi i qeverisë me ekonominë, me atë çka po ndodh pas tërmetit me ata njerëz që janë ende të pastrehë. Për këtë arsye mendoj se pikëpyetjet janë të mëdha. Asnjë bashkëpunim rajonal nuk mund të jetë i suksesshëm pa Kosovën. Kosova dhe Serbia kanë trazuar ujërat në rajon. Si mund të diskutojmë për bashkëpunim në rajon kur fton Kosovën dhe Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj?! Kjo iniciativë është e pasinqertë. Liderët që e drejtojnë këtë samit janë autoritarë. Për të mbuluar shumë dështime, është nisur kjo iniciativë dhe është e nxituar. Mënyra se si iu qas kryeministri ynë liderëve kosovarë është e gabuar. Ne ofendojmë disa liderë që janë legjitim dhe kanë mbështetje në vendin e tyre. Kjo është paturpësi. Se di nëse Mali i Zi do të bëhet pjesë e këtij samiti. Më duket më shumë një show dhe teatër, se sa tentativë reale. Ky rajon nuk funksionon i vetëm. Sado të duam ne që të krijojmë lidership në rajon, nuk e kemi këtë kulturë. Qeveria duhet të sqarojë shumë çështje. Se sa i dobishme është ky i samit”, tha ajo.

Tags: dobiaKlajda Gjoshamini shengenQeveriasamiti

TË LIDHURA

Nis foltorja e PD para godinës së Kryeministrisë, i pranishëm dhe Berisha
Politikë

Nis foltorja e PD para godinës së Kryeministrisë, i pranishëm dhe Berisha

18:34 | 16/02/2026
“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës
Aktualitet

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

17:57 | 16/02/2026
“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend
Politikë

“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

17:16 | 16/02/2026
Next Post
Bashkëpunime të fshehta me Hitlerin, Putin akuza të rënda Polonisë

Bashkëpunime të fshehta me Hitlerin, Putin akuza të rënda Polonisë

VIDEO/ Palma zë poshtë kalimtarët në Durrës, momentet e filmuara nga kamerat

VIDEO/ Palma zë poshtë kalimtarët në Durrës, momentet e filmuara nga kamerat

“Rama zgjodhi Vuçiç para shqiptarëve”

"Rama zgjodhi Vuçiç para shqiptarëve"







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Nis foltorja e PD para godinës së Kryeministrisë, i pranishëm dhe Berisha
Politikë

Nis foltorja e PD para godinës së Kryeministrisë, i pranishëm dhe Berisha

by mirseda
18:34 | 16/02/2026
0

Ka nisur Foltorja e radhës e PD, e organizuar çdo të hënë në sheshin para Kryeministrisë. Demokratët...

Fotoja me Gjestin në varrimin e të vëllait/ Egli Tako: “Aty vdiq njerëzimi…”

Fotoja me Gjestin në varrimin e të vëllait/ Egli Tako: “Aty vdiq njerëzimi…”

18:28 | 16/02/2026
“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

17:57 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

17:26 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com